Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë të dashura nga repertori i këngëtares Ljubka Rondova

Foto: ilialukov.com
Dekada me radhë këngëtarja popullore bullgare Ljubka Rondova është në skenë. Me interpretimet e mrekullueshme ajo u sjell gëzim admiruesve të shumtë të folklorit bullgar. Është tepër i pasur dhe i larmishëm repertori i saj. Në të mund të dëgjohen si këngë nga krahina e lindjes, të cilat i kishte dëgjuar nga e ëma, ashtu edhe këngë nga Libri “Këngë popullore bullgare” i vëllezërve Milladinovi. Dhe pasi ky libër përmban vetëm tekstet e këngëve, vetë Ljubka Rondova u bë autore e disa prej melodive të tyre, ndërsa meloditë e të tjerëve janë vepër të muzikantëve të njohur.

Nëse dëshironi të dëgjoni më shumë hollësi për jetën e këngëtares zëëmbël Ljubka Rondova – njëra nga interpretueset më të respektuara nga bullgarët dhe jeni kureshtar të dëgjoni zërin e saj të kumbueshëm, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD