Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bëj sport dhe argëtohu në Kopshtin e Borisit

Gjatë verës në liqenin artificial “Ariana” kryeqytetasit ngasin varkë, kurse gjatë dimrit – bëjnë patinazh.
Foto: Veneta Nikollova

Duke u përmbytur në jetën e përditshme plot angazhime kryeqytetasit bullgarë nuk vlerësojnë zonat e gjelbra të Sofjes. E kundërta, të huajve u bën përshtypje pikërisht gjelbërimi i Sofjes. Popullsia në kryeqytet është gati 2 mln banorë dhe trafiku ndonjëherë është i tmerrshëm. Mirëpo, përreth rrugëve dhe bulevardeve me trafik gjenden kopshte, lulishte dhe parqe. Në rrëzë të malit Vitosha shtrihet Kopshti i Mbretit Boris III. Ky është parku më i bukur dhe më i vjetër në kryeqytet. E quajnë atë “Mushkërinë e gjelbër të Sofjes”.

© Foto: Veneta Nikollova

Biçikletistët preferojnë shtigjet e parkut

Kopshti i Borisit është njëri nga vendet e preferuara për çlodhje dhe shëtitje. Po ashtu kryeqytetasit bëjnë sport në të. Në park gjenden dy stadiumet e mëdha “Vasil Levski” dhe “Ushtria Bullgare” (Bëllgarska Armia) ku rregullisht zhvillohen ndeshje sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtu gjendet edhe liqeni artificial “Ariana” ku gjatë stinës së verës banorët e Sofjes ngasin varkë, kurse gjatë dimrit – bëjnë patinazh. Në afërsi të “Arianës” gjendet Monumenti i Ushtrisë Sovjetike që sot është kthyer në një vend të rrëshqitjeve me skejtbord.

© Foto: Veneta Nikollova

Gjimnastët përfitojnë nga pajisjet e vendosura

Kopshti i Borisit është i përshtatshëm edhe për biçikletistët, kurse gjimnastët përfitojnë nga pajisjet e vendosura në mes të tij. Çdo mëngjes mund të shihen njerëz që ushtrojnë sportin e vrapimit para fillimit të ditës së punës. Për ata që preferojnë lojërat me top, janë ndërtuar fusha të vogla futbolli, tenisi e golfi.

© Foto: Veneta Nikollova

Kopshti disponon me disa fushë tenisi

Gjatë stinës së verës frekuenca e vizitave është më e madhe në parkun e litarëve “Kokolandia”. “Këtu njeriu largohet nga kompjuterët dhe nga e gjithë kjo elektronika e cila pushton mendimet tona, këtu çdokush mund të zhvillojë aftësitë e veta fizike”, sqaroi pronari i parkut “Kokolandia”, z. Borisllav Gergiev. Pajisjet janë të bëra nga materialet natyrore dhe nuk ka gjë të mekanizuar. Për çfarë bëhet fjalë?

© Foto: Veneta Nikollova

Parku i litarëve “Kokolandia” është vendi më i dashur për fëmijët

“Parku përbëhet nga pesë qarqe litari në nivele të ndryshme të vështirësisë. Qarkun më të lehtë e kalojnë fëmijët e moshës 5-6 vjeçare – tregon z. Gergiev. – Qarqet e tjera janë për adoleshentët dhe të rriturit. Qarku i pestë, më i vështiri, është një sfidë serioze për njerëzit që e kanë fizikun shumë të fortë. Në parkun e litarëve nuk ka kufi të përcaktuar për pjesëmarrje. Disa 70-vjeçarë kanë provuar fuqitë e veta. Po ashtu kemi siguruar edhe një mur për sportin e ngjitjes së lirë. Fëmijët mund të ngjiten në lartësi prej 7-metrash, si dhe të hedhin nga lartësia (bungee jumping).”

© Foto: Veneta Nikollova

Edhe një sport tjetër mund të ushtrohet në Kopshtin e Borisit – kalërimi.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shëtitje në të kaluarën – fshati Medven dhe shtëpitë e tij druri që i rezistojnë kohës

Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell  dhe..

botuar më 25-10-28 4.45.MD

Nga Rodopet deri te Stara Planina – turizmi me kalë, pasuria e fshehur e Bullgarisë

Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..

botuar më 25-10-27 4.25.MD

Në prag të sezonit të dëborës – a do ta tejkalojë turizmi ynë nivelin Dimër 2025

Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..

botuar më 25-10-20 8.00.MD