Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

135 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Gjenerali Josif Gurko u prit me nderime nga qytetarët e Sofjes, gravurë nga viti 1878
Foto: stara-sofia.com

Më 4 janar të vitit 1878 Sofja u çlirua nga pushteti osman si rezultat i një sulmi ngadhënjimtar të Ushtrisë Ruse gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877 – 1878. Atë ditë nënrepartet e Krahut Perëndimor të Ushtrisë Ruse, në krye me gjeneralin Gurko hyrën në kryeqytetin e ardhshëm bullgar. Ky qytet me histori mijëvjeçare, shtruar në rrugën e rëndësishme nga Evropa Qendrore drejt Stambollit, ishte një nga qëllimet e sulmit rus në jug.

Më 12 dhjetor të vitit 1877 në fshatin Pordim të Bullgarisë Veriore u mblodh këshilli ushtarak i ushtrisë ruse në krye me perandorin Aleksandër II. Oficerët, që asistuan, duhej të zgjidhin çështjen e rëndësishme për kalimin e malit Stara Pllanina gjatë dimrit. Ndryshe nga teoria dhe praktika e atëhershme e betejave dhe veprimeve luftarake, ministri ushtarak gjeneral Miljutin bëri propozim, që papritmas për ushtrinë turke, repartet ruse të kalojnë përmes grykëve malore dhe të avancojnë më shpejtë te Rrafshina e Trakisë. Perandori rus ishte i shqetësuar nga ky propozim i guximshëm dhe reagoi me një dozë ngurrimi. Mirëpo, argumentet e gjeneralit Miljutin dhe oficerëve të terë e siguruan, se operacioni do të ishte i suksesshëm.

Reparti perëndimor i gjeneralit Gurko ishte i përkrahur me tri divizione dhe numëronte afro 71 400 veta dhe 318 topa. Qëllimi ishte, që trupat në krye me gjeneralin Gurko të kalojnë malin Stara Pllanina përmes grykës Arabakonashki, të shpartallojnë repartet e Sahkir Pashës dhe pasi do të pushtojnë Sofjen përmes luginës së lumit Marica të përparojë drejt Plovdivit, që të dalin në prapavijën e nënreparteve turke. 

© Foto: stara-sofia.com

Ushtritë e gjeneralit Gurko hyjnë në Sofje, gravurë nga shtypi italian
Hapat, që u ndërmorën për pushtimin e Sofjes ishin me rëndësi të madhe strategjike për sulmin e mëtejshëm të trupave ruse në Traki, sepse qyteti ishte baza kryesore e furnizimit të ushtrisë turke me municione dhe ushqime. Te Fusha e Sofjes u drejtuan gjeneralët Gurko dhe Rauh me 20 mijë veta nga Reparti Perëndimor. Kundër tyre qëndronte një reparti 15-mijash turk në krye me Osman Nuri Pashës. Tirqit u fortifikuan në rrugën dhe në hyrjen e Sofjes. Betejat për qytet filluan më 31 dhjetor te fshati i afërt Gorni Bogrov. Pasi dogjën fshatrat Dollni Bogrov dhe Botunec, repartet turke sulmuan kolonën e gjeneralit Veljaminov, ushtarët e të cilit i dhanë fund sulmit të armikut dhe më 1 janar nisën një kundërsulm. Në Sofje dëgjoheshin të shtënët e armëve dhe kur ushtria e dërmuar e Osman Nuri Pashës u kthye nga përleshjet, u bë e qartë, se çlirimi është afër.

Ushtarët e gjeneralit Rauh kaluan lumin Iskër te ura e fshatit Vrazhdebna. Rusët hapën zjarr të pandërprerë kundër reparteve të kundërshtarit, të cilët ishin dislokuar kundër tyre. Pësoi një sulm nga Regjimenti i Gardës Preobrazhenski. Turqit ndezën urën, që t’i pengojnë kalimit të rusëve, por zjarri shumë shpejtë u shua dhe marshimi ngadhënjimtar i gjeneralëve Gurko, Veljaminov dhe Rauh vazhdoi. Fshatrat Kubratovo, Birimirci dhe Orllandovci u pushtuan nga rusët më 3 janar të vitit 1878. Kështu rruga e turqve për mbrapsje në juglindje drejt Plovdivit u ndërpre. U krijua një situatë, në të cilën trupat turke ishin të kërcënuar të rrethohen. Atëherë, që të evitohet rreziku Osman Nuri Pasha dha urdhër për mbrapsje pa vonesë drejt qytetit Pernik. Me këtë ikje ai lëri në Sofje afro 6 mijë ushtarë të sëmurë dhe të plagosur.

Osman Nuri Pasha dha urdhër, që qyteti të digjet, ndërsa depot me municione të shpërthehen. Komandanti turk paralajmëroi vetëm konsujtë e shteteve evropiane në qytet për këtë vendim të vet. Në sajë të reagimit energjik të konsullit italian Vitorio Pozitano dhe kolegut të tij francez Leandër Lege, Sofja u shpëtua nga djegia. Diplomati italian organizoi reparte të vullnetarëve për luftë me plaçkitësit, pasi repartet turke braktisën qytetin. Gjenerali Gurko u prit me nderime nga qytetarët. Në kishën “Shën Nedelja” u shërbye një meshë mirënjohëse. 15 muaji më vonë Kuvendi i Madh Popullor zgjodhi Sofjen kryeqytet i shtetit të rilindur bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Radosllav Spasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD