Më 3 mars Bullgaria feston Çlirimin nga zgjedha pesëshekullore turke. Këtë ditë, e cila është festa jonë kombëtare, në vitin 1878 në San Stefano afër Stambollit, u nënshkrua Traktati i paqes, me të cilin iu vu fund Luftës ruso-turke nga viti 1877-78 dhe u krijuan kushte që shteti bullgar të ringjallet. Kjo ditë erdhi pas më shumë se një shekulli rilindjeje kombëtare dhe luftërash çlirimtare. Çlirimi u bë i mundur në kontekstin e krizës së fundit në Evropën Juglindore. Gjatë verës së vitit 1875 shpërtheu kryengritja në Bosnjë e Hercegovinë. Revolucionarët bullgarë arritën në konkluzionin se kjo është një mundësi e favorshme edhe për Bullgarinë, se momenti i kryengritjes ka ardhur edhe te ne.
“Ata arritën në përfundimin se çështja bullgare mund të zgjidhet vetëm në saje të një kryengritjeje. Në përputhje me këtë vendim gjatë verës së vitit 1875 u organizua së pari një kryengritje në Stara Zagora gjatë shtatorit, e cila nuk u kurorëzua me sukses – tregon prof. Ilia Todev, drejtori i Institutit për studime historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Megjithatë revolucionarët nuk hoqën dorë nga Komiteti Qendror Revolucionar Bullgar dhe filluan të punojnë për organizimin e një kryengritjeje tjetër gjatë pranverës së vitit 1876. E ashtuquajtura “Kryengritje e prillit” kishte një sukses më të madh. Megjithëse kryengritësit nuk shënuan fitore kundër rivalit jashtëzakonisht të fuqishëm, megjithë shuarjen e ashpër të kryengritjes dhe represionet kundër popullsisë, ajo luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe prandaj konsiderohet e suksesshme.”
Kryengritja ashpërsoi edhe më shumë Krizën Lindore. Për shkak të shuarjes së saj të egër Çështja bullgare u bë një prej temave më të diskutuara. Për viktimat dhe kauzën bullgare folën personalitete të mëdha të asaj kohe si Jugo, Dostojevski, Turgenev, Garibaldi...
Shtypi evropian ishte plotë publikime rreth kësaj teme. Fuqitë e Mëdha u detyruan për të zërë pozitë dhe kështu u arrit në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke. Mirëpo qëndrimi i tyre ndaj zgjidhjes ushtarake të çështjes nuk ishte unike. “Në atë kohë interes nga ashpërsimi i Krizës Lindore kishte kryesisht Gjermania e princit Bismark – shënon prof. Todev. – Pasi Bismark shpartalloi Francën një herë, ai donte për ta shpartalluar akoma një herë. Para se gjithash ai donte ta angazhonte vëmendjen e Rusisë me Çështjen Lindore. Rusia, nga ana e vet, mendonte se bilanci në Evropë pa një Francë të fuqishme nuk do të ishte i mundur. Austro-Hungaria ishte interesuar nga rishikimi i statukuos, kushte interesa në Ballkan, donte të zgjeronte ndikimin e vet në regjion. Kështu që, deri në një shkallë, ajo gjithashtu përkrahte politikën e Gjermanisë.”
“Është shumë interesante pozita e Anglisë – vazhdon Ilia Todev. – Anglia ishte kundër rishikimit të statukuos. Në atë kohë në pushtet ishte qeveria konservatore e Benxhamin Dizraelit. Ai ishte kategorikisht kundër luftës së Rusisë në Ballkan, por rivalët e tij, liberalët e Gladstonit, zhvilluan një fushatë intensive dhe të vazhdueshme, e cila mbeti në historinë me emrin “agjitacioni bullgar”. Pas shuarjes së egër të Kryengritjes së Prillit liberalët anglezë shpallën se janë kundër politikës së Dizraelit, e cila ishte në përkrahje të Turqisë. Në këtë mënyrë në një shkallë të madhe u neutralizua aleati më i madh i Perandorisë Osmane – konservatorizmi anglez.”
Dy dekada pas dështimit në Luftën e Krimeas, Rusia kishte frikë nga një kundërvënie e re e Fuqive të Mëdha ndaj saj. Përveç kësaj ajo nuk ndihej e gatshme për një konflikt të ri ushtarak. Shoqëria ruse në një shkallë të madhe ishte ndarë. Rivalët e luftës nuk donin luftë të Rusisë pikërisht në këtë moment, kur vendi kishte probleme ekonomike, kishte reforma në ushtri, kurse armatosja e saj ende nuk ishte përfunduar. Mirëpo qëndrimi i sllavofilëve në dobi të një lufte çlirimtare ishte shumë i fuqishëm. “Perandori Aleksandër II ishte një njeri i ndjeshëm, ai i njihte dhe i donte bullgarët, interesohej për të kaluarën dhe të tanishmen e tyre. Nuk kishte frikë nga sindroma e Krimeas – vë në dukje prof. Todev. – Princi Gorçakov, kancelar dhe ministër i punëve të jashtme, kishte një ndikim të madh në formimin e politikës ruse. Ai ishte për zgjidhjen paqësore të problemit, për konferenca, për veprime në kuadrin e të ashtuquajturit “koncert evropian”. Mirëpo mbretëresha ishte kategorikisht “pro” zhvillimit të luftës.”
Në fund të vitit 1876 dhe në fillim të 1877-ës në Stamboll u zhvillua Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, kushtuar Krizës Lindore, por Porta e Lartë (qeveria osmane) refuzoi të zbatojë vendimet e saj për ndryshime territoriale dhe për krijimin e autonomive. Gjatë muajit mars në kryeqytetin britanik u nënshkrua dhe i ashtuquajturi Protokoll i Londrës – prova e fundit diplomatike për ndikim mbi Perandorinë Osmane dhe kjo provë ishte e pasuksesshme. Kështu Rusia mori kompetenca të plota nga Fuqitë e Mëdha për të vepruar dhe mbreti Aleksandër II i shpalli me manifest luftë Perandorisë Osmane më 12 prill, ose më 24 prill, sipas stilit të ri. Gjatë luftës kishte shumë momente dramatike dhe heroizëm në masë: në betejat te Stara Zagora, te Shipka, sidomos i rëndë ishte rrethimi i Plevenit...
“Në fund të fundit Rusia shënoi fitore të madhe në fushën luftarake. Pleveni u pushtua, pas kësaj kaluan përmes tërë Ballkanit – një operacion i jashtëzakonshëm luftarak në kushtet e dimrit – vë në dukje historiani. – Betejat e tjera të mëdha gjithashtu ishin fituar nga ushtria ruse dhe në fakt Turqia u gjend para një dështimi. Ajo u shpëtua nga ky dështim kryesisht nëpërmjet ndërhyrjes së fuqive perëndimore, para se gjithash në saje të ndihmës së Anglisë dhe deri diku të Austro-Hungarisë.”
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..