“Unë personalisht mendoj se ky ishte një koncert i mirë dhe nga reaksioni i publikut kuptova se ai gjithashtu është i këtij mendimi.” Këtë e tha violinisti prof. Dimo Dimov për koncertin e kuartetit të tij më 10 shkurt të këtij viti. Koncerti u zhvillua me rast të përvjetorit të 75-të të muzikantit. Ai doli në skenën e sallës “Bullgaria” bashkë me Emill Boshevin (violinë), Ognjan Konstantinovin (violë) dhe Hristo Tanevin (violonçel). Miq të posaçëm në koncert ishin Ljudmill Angellov (piano) dhe Valentin Gerov (violë). Në program u përfshinë vepra të Mocartit dhe Bramsit.
Dimo Dimov ka mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje në vitin 1961. Që si student, në vitin 1956 ai themeloi kuartetin “Dimov”. Prof. Dimov ka qenë gjithashtu deputet në Legjislaturën e 38-të të Kuvendit Popullor, ministër i kulturës në periudhën 1990-1991, ambasador në Danimarkë nga viti 2001 deri më 2005-ën. Nga 1987-a deri më 1989-ën ka qenë rektor i Akademisë Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje, ku edhe sot jep mësime të muzikës së dhomës. Kuarteti “Dimov” është marka e tij e rezervuar muzikore. Pavarësisht nga ndryshimet në kuartet gjatë viteve, Dimo Dimov vazhdon të fitojë famë dhe lavdi bashkë me kolegët e tij.

© Foto: oki-krasnoselo.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana..