Janko Milladinov është kompozitor, orkestrues, pianist dhe dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare, është autor i qindra hiteve bullgare. Sivjet ai mbushi 70 vjeç. Kjo festë, si dhe historia e tij gjysmëshekullore krijuese e lidhur me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare dhe yjet më të mëdha të muzikës bullgare pop u shënuan me një koncert prej këngësh autori. Ai u mbajt më 25 prill në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare.
“Fillova t’i bjerë pianos në moshën katër vjeç, në vitin e largët 1947 –tregon Janko Milladinov. – Bashkë me dy motrat dhe me vëllain tim luanim në piano te seniora Montani – italiane dhe trashëgimtare e një fisi fisnik. Më vonë vëllai dhe motrat u orientuan në drejtime të tjera profesionale, vetëm unë e mora rrugën e vështirë të muzikës. Më shumë se 10 vjet kam mësuar te profesoresha Zheni Kovaçeva. Në vitin 1959 u bëra laureat i Garës Mbarëbullgare për Këngëtarë dhe Instrumentistë, pas së cilës incizova në Radion Kombëtare Bullgare repertorin e konkursit. Në atë kohë isha i pranishëm në koncertet e para të Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Atëherë dirigjentë ishin Emill Georgiev, Zhul Levi, Millço Leviev, kurse Vili Kazasjan ishte pianist. Pasi mbarova gjimnazin fillova të merrem me xhaz dhe muzikë pop. Jam mësuar nga muzikantët më të moshuar nga unë. Pas një viti lëkundjeje mora vendim të merrem me të ashtuquajturën “gjini zbavitëse”. Mësuesja ime kishte plane të ndryshme për karrierën time – konkurse ndërkombëtare dhe karrierë botërore, por dashuria ime ndaj xhazit dhe muzikës pop mundi si të thuash muzikën klasike. Nuk më vjen keq, sepse jeta ime në këtë drejtim më dha shumë mundësi – si pianist, orkestrues, kompozitor dhe dirigjent. Në fillim udhëtoja për të dhënë koncerte bashkë me Stefan Voronovin – një prej yjeve të mëdha bullgare. Pastaj kisha turne në Frajburg të Gjermanisë, bashkë me një kombo grup. Orkestrimet e para i bëra për orkestrën e Nikolla Çallashkanovit. Në vitin 1969 më ofruan punë në radio si pianist. Atëherë dirigjent ishte Vili Kazasjan. Gjashtë muaj punoja me honorar, pastaj më emëruan në organikë. Fillova të merren me muzikë si profesionist, të bëjë orkestrime. Më ka mësuar Emill Georgiev – kompozitor dhe dirigjenti i parë i Bendit, si dhe Ivan Stajkov, Moris Allaxhem – profesionistë të shkëlqyeshëm. Në fakt unë punova me brezin, i cili themeloi Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare.”
“Kënga e parë, që incizova si profesionist në radio, me Bendin dhe Orkestrën Simfonike, ishte me titull “Bregu në mbrëmje” – vazhdon tregimin e vet Janko Milladinov. Teksti i këngës është i një poeti shumë aktual – Andrej Germanov. Mimi Ivanova e këndoi në vitin 1971, kurse pas kësaj incizuam dhe këngën “Ujërat e Pirinit” posaçërisht për festivalin për këngë zbavitëse “Orfeu i Artë”.
Në vitet, kur Janko Milladinov punonte si pianist në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent i tij ishte Vili Kazasjan – një personalitet i jashtëzakonshëm dhe profesionist i shkëlqyer. Big Bendi ka pasur shfaqje në forumet më prestigjioze te ne: “Melodia e Vitit”, “Orfeu i Artë”, “Qofka e artë”. Orkestra ka dhënë shumë turne në Gjermani, Zvicër, Rumani, Poloni, Hungari, në ish Bashkimin Sovjetik. Shumë prej këngëve të Janko Milladinovit janë kompozuar për konkursin “Pranvera” të Radios Kombëtare Bullgare. Ai u themelua në vitin 1971, që t’i stimulojë autorët për të krijuar këngë të reja autori. Janko Milladinov ka marrë pjesë dhe në një aktivit tjetër shumë të rëndësishëm muzikor – festivali “Orfeu i Artë”. Shumë vite me radhë, në fillim të verës, forumi tërhiqte vëmendjen e tërë Bullgarisë para televizorëve. Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare është pjesë e historisë së këtij festivali. Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Janko Milladinov:
“Në vazhdim të një jave njerëzit nuk dilnin në rrugë. Interesi ndaj festivalit “Orfeu i Artë” ishte i jashtëzakonshëm. Këngëtarët ishin shumë të mirë. Unë kam pasur kënaqësinë të jem pianisti i Bendit. Vinin yje evropiane dhe botërore dhe kështu deri në vitin 1994.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..