Më 2010-a Kiçka Savova shënon 60 vjet nga incizimi i saj i parë në Radion Kombëtare në Stara Zagora. Të njëjtit vit në vendlindjen e saj – fshatin Slladun në jug të Bullgarisë u mbajt edicioni i parë i konkursit kushtuar interpretimeve të këngëtares. Sivjet ishte edicioni i tretë ku u mblodhën shumë adhurues të folklorit të krahinës etnografike Traki. Ideja e këtij konkursi është e kryetarit të komunës Stefan Stojanov. Sipas rregullave, nuk ka moshë të caktuar për pjesëmarrësit në konkurs. Kushti i vetëm është se ata duhet të prezantojnë së paku një nga interpretimet e repertorit të Kiçka Savovës. Para disa vitesh në treg u nxor jetëshkrimi i saj ku janë të botuara rreth 170 këngë të regjistruara me nota. Aktualisht përgatitet për t’u botuar një përmbledhje e re këngësh.
“Sivjet konkursi ishte në nivel shumë të lartë – rrëfen znj. Savova. – Interpretimet ishin shumë të suksesshme. Pjesëmarrësit ishin të moshës nga 4 deri në 86 vjeç. Juria e përbërë nga profesionalistët dëgjuan dhjetëra formacione dhe interpretues individualë. Ata erdhën nga qytete të ndryshme të Bullgarisë – nga Smoljan, Burgas, Plovdiv etj. Situata ishte e tensionuar, por u takova me disa solistë dhe grupe. Patëm bisedime të këndshme dhe interpretime të përbashkëta. Jam e kënaqur se, aq shumë njerëz pëlqejnë muzikën popullore dhe vazhdojnë traditat tona shumëshekullore.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”