Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të pushojë bullgari këtë verë?

Foto: BGNES
Pushimet verore po vijnë. Ëndrrat për rërën e ngrohtë dhe detin, për aromën e pyllit, për majat dhe liqenet malore së shpejti do të bëhen realitet për shumë bullgarë. Madje stagnimi për shkak të krizës ekonomike dhe tensionit social në vend, nuk do t’i dëbojë bullgarët nga vendpushimet. Nuk janë pak dhe ata, të cilët do t’i shfrytëzojnë ditët e nxehta që ta ndryshojnë vendin e punës, ose ta gjejnë punë suplementare.

Sipas parashikimeve, edhe sivjet do të vëzhgohet situata e njëjtë. Më aktivisht do të punojnë bullgarët e moshës nga 30 deri më 45 vjeç. Zakonisht këta janë bullgarë, të cilët punojnë në kompani ndërkombëtare dhe janë me paga 2-3 herë më të larta nga ato mesatare në vend. Nuk flasim për menaxherët e mëdhenj ose për pronarët e kompanive të mëdha, për të cilët pushimet janë një nocion relativ dhe në fakt ata mund të pushojnë kurdo që të duan. Tani për tani bullgarët e rinj preferojnë detin sesa mali. Një e treta prej tyre shkojnë për të pushuar në shtete të tjera, ose zgjedhin destinime më ekzotike për rreth 10-12 ditë. Vendet më të preferuara janë Greqia, Turqia dhe Spanja. Të tjerët orientohen drejt bregdetit bullgar. Ka dhe pushues gjatë tërë vitit, bëhet fjalë për të papunët e shumtë, numri i të cilëve bëhet gjithnjë e më i madh. Papunësia tashmë tejkaloi 13 për qind. Gjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë të dhënat e statistikës, numri i bullgarëve pa punë është 456 mijë veta. 29 për qind e të rinjve nuk mund të gjejnë punë dhe për fat të keq nuk bëhet fjalë vetëm për të papunët pa arsim, të cilët nuk kanë shans në tregun e punës.

“A do të pushojmë apo jo?” Kjo është pyetja, që bëhet kryesisht nga bullgarët e moshës nga 45 deri më 55 vjeç. Zakonisht ata i shfrytëzojnë pushimet për t’i rritur më shumë të ardhurat e tyre.

Sipas të dhënave të Eurobarometrit për shkak të financave vitin e kaluar dy të tretat e bullgarëve kanë pushuar në vendpushimet bullgare, si malore, ashtu dhe detare. Ndoshta kjo tendencë do të vëzhgohet edhe këtë vit. Nuk janë pak edhe ata pushues, të cilët do të kthehen në vendet e lindjes, ose do t’i kalojnë pushimet në vilën ndër natyrën e bukur bullgare. Përsëri nuk flasim për bullgarët e pasur, të cilët disa muaj para pushimeve e kanë planifikuar kruizin e radhës deri në disa shtete, një formë moderne kohët e fundit për t’i kaluar pushimet. Sa mjete parashikon bullgari për pushimet vjetore? Rreth 400-500 euro. Sa për bullgarët e pasur, sigurisht që parametrat e shpenzimeve të tyre janë krejt të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD