Më 9 korrik kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, parti kjo e cila është partnere në koalicionin qeveritar “Për një Maqedoni më të mirë”, bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Në Sofje ai pati takime në nivel të lartë me kryeministrin Pllamen Oresharski dhe ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin. Gjatë bisedimeve u ripohua mbështetja e Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.
“Bullgaria dhe vendet e tjera anëtare nga rajoni do të jenë pjesë e mirëfilltë e Bashkimit Evropian, vetëm pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë, do të bëhen pjesë e Unionit.” Këtë e deklaroi ministri i jashtëm bullgar duke theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe zbatimi i reformave të rekomanduara nga Komisioni Evropian janë hapa të rëndësishëm në procesin e eurointegrimit. Pas takimit z. Ali Ahmeti për herë të parë shpalli propozimin e fundit të ndërmjetësit ndërkombëtar Matju Nimic në mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, e pikërisht që vendi të emërohet – Maqedonia e Epërme.
Vizita në Bullgari përfundoi me ligjëratën e Ali Ahmetit në Institutin Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme me temë “100 vite pas Luftërave Ballkanike. Pajtim dhe integrim”.
© Foto: Maria Peeva
Posaçërisht për Radio Bullgarinë z. Ali Ahmeti tregoi përshtypjet e tij nga vizita në Bullgari. Ai komentoi tema aktuale rreth çështjes së emrit, rolit të Bullgarisë në eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, dialogut Shkup-Athinë, gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, Marrëveshjes së Ohrit, modelit multikulturor në Evropë dhe në Ballkan, situatës në rajon 100 vite pas Luftërave Ballkanike.
Klikoni mbi audio-ikonat për ta dëgjuar intervistën.
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..