Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një karrocë 23 shekullore zbulon enigma të së kaluarës

© Foto: BTA

2300 vjet pas si ishte varrosur në tokë një karrocë e mrekullueshme, bashkë me skeletet e dy kuajve doli në dritë afër fshatit të sotëm Sveshtari, Bullgari Verilindore gjatë verës arkeologjike të këtij viti. Në këtë rajon ka shumë kodërvarre trake, në të cilët prej vitesh bëjnë gërmime arkeologët bullgarë, duke zbuluar sende të paçmuara të botës së lashtë. Përpara ca ditëve arkeologët zbuluan një varrim ritual dhe kësaj here zbulimi i tyre i tejkalua pritjet.

Vjeshtën e kaluar ekspedita e prof. Diana Gergovës, një prej specialistëve në zë në fushën e trakologjisë gjeti në një prej kodërvarreve afër fshatit Sveshtari një sënduk të vogël që përmbante një thesar të vërtet – unaza, kopsa, byzylykë dhe sende të tjera të arta me peshë të përgjithshme 1.5 kile. Supozohet se stolitë i përkasin mretit Kotela, sundues, përpara 23 shekujve, i fisit trak geti, i njohur me trimërinë dhe kulturën e tij të zhvilluar. Stina e sivjetshme arkeologjike u kurorëzua me akoma një gjetje tjetër, jo më pak interesante. Gjatë gërmimeve në një prej kodërvarreve ekipi i prof. Gergovës gjeti një karrocë nga fundit i shekullit të katërt dhe nga fillimi i shekullit të tretë para Krishtit, me skeletet e dy kuajve, të mbrehur në të.

Arkeologët janë befasuar nga forma e karrocës, sepse ajo ka vetëm dy, por jo katër rrotat e zakonshme, dhe këto dy janë mjaftë të mëdha – me diametër 1.20 metra dhe me një konstruksion shumë të lehtë. Deri tani arkeologët kanë gjetur karroca me katër rrota nga kjo epokë në rajonin e qytetit Strelça, Bullgari Jugore si dhe afër qytetit Vraca, Bullgari Veriperëndimore. Kështu qe ky është e vetmja karrocë dyrrotëshe e kësaj periudhe e zbuluar në trojet tona. Pra, analogu i saj është pikturuar mbi muret e Varrit trak të Kazanllëkut. Supozohet se karroca të tilla, ose siç i quajnë “biga”, janë përdorur jo vetëm për gara luftarake, por dhe për rite të ndryshme fetare.

“A e dini, se në varrimet e sunduesve trakë gjithashtu ka pasur gara sportive, dhe ndoshta kjo karrocë është lidhur me një prej riteve të kryera në ceremonitë funerale – shpjegon prof. Gergova. – Dikur biga ka qenë simbol i Hënës, ndërsa karrocieri ka mishëruar ndërmjetësin, i cili e çon shpirtin e të vdekurit në botën tjetër. Kështu që për herë të parë zbulojmë një ilustrim konkret të përfytyrimeve të njerëzve të lashtë për jetën dhe vdekjen.”

Getët i kanë besuar pavdekshmërisë së shpirtit, i cili pas vdekjes ik nga trupi qe të lidhet me Universin. Për paraardhësit tanë lidhja midis Tokës dhe yjeve ka qenë e shenjtë. Supozohet se ky botëkuptim është në bazën e ndërtimit të kodërvarreve mbi pllajën afër fshatit Sveshtari. Shkencëtarët janë surprizuar nga fakti, se këto kodërvarre i ngjajnë pozicionit të yjësive Orion, Qeni i Madh dhe Shigjetari. Ndoshta trakët e lashtë e kanë vëzhguar qiellin në kohën e solsticit të verës e të dimrit me një saktësi të madhe kanë markuar mbi tokë pozicionin e yjësive, kurse më vonë e kanë përdorur vendet e caktuara për kryerjen e ceremonive të tyre të kultit dhe të varrimeve.

© Foto: Veneta Nikollova

Analog i bigës afër Sveshtarit është pikturuar mbi murrët e Varrezës së Kazanllëkut.

“Këta njerëz kanë qenë astronomë dhe matematikanë të mrekullueshëm – nuk e fsheh emocionin e saj prof. Gergova. – Historia dhe bota shpirtërore e getëve lidhet me emrin e Pitagorit dhe Zalmoksisit. Herodoti pohon, se Zalmoksis, një orakull dhe mbret mitik i getëve ka qenë skllav apo nxënës i Pitagorit, ose bile një paraardhës i tij. Kështu qe më këto përfytyrime të grekëve të lashtë për getët gjejmë fijen që na çon në të kaluarën, te dituritë antike të paraardhësve tanë në fushën e matematikës, astronomisë, filozofisë dhe harmonisë.”

Në kërkim të fakteve të reja që kanë të bëjnë me kulturën dhe besimet e getëve, prof. Gergova vazhdon gërmimet e nekropolit afër fshatit Sveshtari. Zbulimi i saj i fundit ngriti perden e së kaluarës së largët, kur fiset e lashta i kanë varrosur sunduesit e tyre me ceremoni solemne duke organizuar dhe me gara me karroca. Me gjithë se kodërvarri, në të cilin u gjet karroca me të dy kuajt, ka qenë objekt i vjedhjeve të shumta të thesarkërkuesve të ndryshëm, gjetja arkeologjike është në gjendje të mirë. Prof. Gergova shpreson të gjejë edhe skeletin e karrocierit. Arsye për këtë shpresë i japin strukturat e paprekura përreth. Sidoqoftë, surprizat na paraprijnë – është e bindur arkeologjia e njohur bullgare. Pllaja afër Sveshtarit është një prej vendeve më mistike në Bullgari, kurse kodërvarret, ende të pa gërmuara ruajnë sekrete, të cilët herët ose vonë do të dalin në pah.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD