
© Foto: BTA
2300 vjet pas si ishte varrosur në tokë një karrocë e mrekullueshme, bashkë me skeletet e dy kuajve doli në dritë afër fshatit të sotëm Sveshtari, Bullgari Verilindore gjatë verës arkeologjike të këtij viti. Në këtë rajon ka shumë kodërvarre trake, në të cilët prej vitesh bëjnë gërmime arkeologët bullgarë, duke zbuluar sende të paçmuara të botës së lashtë. Përpara ca ditëve arkeologët zbuluan një varrim ritual dhe kësaj here zbulimi i tyre i tejkalua pritjet.
Vjeshtën e kaluar ekspedita e prof. Diana Gergovës, një prej specialistëve në zë në fushën e trakologjisë gjeti në një prej kodërvarreve afër fshatit Sveshtari një sënduk të vogël që përmbante një thesar të vërtet – unaza, kopsa, byzylykë dhe sende të tjera të arta me peshë të përgjithshme 1.5 kile. Supozohet se stolitë i përkasin mretit Kotela, sundues, përpara 23 shekujve, i fisit trak geti, i njohur me trimërinë dhe kulturën e tij të zhvilluar. Stina e sivjetshme arkeologjike u kurorëzua me akoma një gjetje tjetër, jo më pak interesante. Gjatë gërmimeve në një prej kodërvarreve ekipi i prof. Gergovës gjeti një karrocë nga fundit i shekullit të katërt dhe nga fillimi i shekullit të tretë para Krishtit, me skeletet e dy kuajve, të mbrehur në të.
Arkeologët janë befasuar nga forma e karrocës, sepse ajo ka vetëm dy, por jo katër rrotat e zakonshme, dhe këto dy janë mjaftë të mëdha – me diametër 1.20 metra dhe me një konstruksion shumë të lehtë. Deri tani arkeologët kanë gjetur karroca me katër rrota nga kjo epokë në rajonin e qytetit Strelça, Bullgari Jugore si dhe afër qytetit Vraca, Bullgari Veriperëndimore. Kështu qe ky është e vetmja karrocë dyrrotëshe e kësaj periudhe e zbuluar në trojet tona. Pra, analogu i saj është pikturuar mbi muret e Varrit trak të Kazanllëkut. Supozohet se karroca të tilla, ose siç i quajnë “biga”, janë përdorur jo vetëm për gara luftarake, por dhe për rite të ndryshme fetare.
“A e dini, se në varrimet e sunduesve trakë gjithashtu ka pasur gara sportive, dhe ndoshta kjo karrocë është lidhur me një prej riteve të kryera në ceremonitë funerale – shpjegon prof. Gergova. – Dikur biga ka qenë simbol i Hënës, ndërsa karrocieri ka mishëruar ndërmjetësin, i cili e çon shpirtin e të vdekurit në botën tjetër. Kështu që për herë të parë zbulojmë një ilustrim konkret të përfytyrimeve të njerëzve të lashtë për jetën dhe vdekjen.”
Getët i kanë besuar pavdekshmërisë së shpirtit, i cili pas vdekjes ik nga trupi qe të lidhet me Universin. Për paraardhësit tanë lidhja midis Tokës dhe yjeve ka qenë e shenjtë. Supozohet se ky botëkuptim është në bazën e ndërtimit të kodërvarreve mbi pllajën afër fshatit Sveshtari. Shkencëtarët janë surprizuar nga fakti, se këto kodërvarre i ngjajnë pozicionit të yjësive Orion, Qeni i Madh dhe Shigjetari. Ndoshta trakët e lashtë e kanë vëzhguar qiellin në kohën e solsticit të verës e të dimrit me një saktësi të madhe kanë markuar mbi tokë pozicionin e yjësive, kurse më vonë e kanë përdorur vendet e caktuara për kryerjen e ceremonive të tyre të kultit dhe të varrimeve.

© Foto: Veneta Nikollova
Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..