Një nga revistat më prestigjioze për mjekësi në Bullgari “Forum Medikus” zhvilloi konkursin e saj vjetor. Sivjet çmimi iu shpërnda ekipit të Klinikës së Neurokirurgjisë në spitalin universitar “Shën Ivan i Rilës” në Sofje. Në vit në klinikë bëhen më se 2000 ndërhyrje të vështira kirurgjike, p.sh. operacionet e tumorit të trurit.
Në krye të klinikës është prof. Marin Marinov, i cili sqaron: “Klinika është pajisur me aparaturën më moderne në Bullgari. Më se 70 vjet klinika jep kontributin e saj në neurokirurgjinë vendase. Këtu shpërndahen certifikatat e të gjithë neurokirurgëve bullgarë. Standardi është shumë i lartë. Në klinikë specializojnë studentë nga mbarë bota. Stafi është 120 anëtarësh – mjekë, infermiere dhe sanitarë. Një e treta e ndërhyrjeve të neurokirurgjisë në Bullgari bëhen në këtë klinikë. E merituam çmimin falë metodave të reja të mjekimit të sëmundjeve neurokirurgjike, si p.sh. të epilepsivetë cilat u rezistojnë barnave dhe stimulimit të trurit tek sëmundja Parkinson. Sivjet fituam edhe një konkurs tjetër – për ndërtimin e një salle operacioni të teknologjisë së lartë.”
A disponon klinika me numër të mjaftueshëm mjekësh? Dihet se gjithnjë e më shumë mjekë të rinj emigrojnë.
“Nga stafi ynë ka vetëm dy mjekë të cilët aktualisht punojnë në Gjermani dhe Angli – thotë prof. Marinov. – Për fat të mirë, ata realizohen në mënyrë të suksesshme, por nuk mund të flitet për ndonjë tendencë. Në përgjithësi në Bullgari shumë mjekë të rinj largohen nga vendi për shkak të problemeve te specializimit të hershëm. Unë jam po ashtu dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe përgjigjem drejtpërsëdrejti për realizimin e mjekëve të rinj, të cilët sapo kanë mbaruar fakultetin. Faktet janë mjaft shqetësuese. Shumë nga studentët dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit për të filluar menjëherë specializim. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe tregu i punës evropian është i hapur për bullgarët. Kështu që ne nuk mund t’i stopojmë këta njerëz për të provuar fatin e tyre në vendet e tjera të Evropës. Disa prej tyre rikthehen në Bullgari, por numri i tyre nuk është i konsiderueshëm.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..