Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Lule më të shtrenjta me rastin e Shën Valentinit premton në faqen e parë gazeta “Trud”. Gazeta citon BBC: “milionë lule, të destinuara për tregjet evropiane, janë bllokuar në kufirin midis Bulgarisë dhe Turqisë dhe në depot në fqinjën tonë jugore për shkak të “luftës” midis transportuesve të dy vendeve. Lulet duhej të transportoheshin në 40 shtete evropiane me rastin e festës së të dashuruarve Shën Valentin, por tani po veniten për shkak të problemeve lidhur me lejet e transportuesve dhe bllokadën në kufirin bullgaro-turk. Megjithë sigurimet e organizatave profesionale ditën e diel se nuk do të ketë bllokadë Pikëkalimi “Kapitan Andreevo” u mbyll për maunat nga rreth 50 përfaqësues të firmave të vogla transportuese nga Bullgaria. Më vonë e njëjta gjë ndodhi edhe te PKK “Lesovo”.

Gazeta “24 çasa” përshkruan një moment mallëngjyes të startit të fushatës së xhandarmerisë kundër krimeve të vogla. “Kjo është një çudi e vërtetë. 40 vjet nuk kisha parë këtu polic!” – tha me emocion të madh gjyshi 82 vjeçar Hristo, duke ia dhënë dorën shefit të forcave speciale të policisë në Sofje Stefan Stefanov në zonën e vilave Trëni Doll, disa kilometra larg fshatit Dollno Kamarci të rrethit të Sofjes. 54 ekipe me 146 xhandarë do të punojnë nja 12 orë, do t’i ndihmojnë policët vendorë dhe kryetarët e bashkive. Veturat do të lëvizin në fshatra, në zonat e vilave dhe rreth pronësive, ku nuk banojnë njerëz, që të pengojnë dhe arrestojnë huliganët në mbarë vendin.

Britania e Madhe tashmë nuk është parajsë për studentët bullgarë. Këtë e lexojmë në gazetën “Standard”, e cila bazohet tek gazeta britanike “Xhërnël”. Pasi në ishull ishin ngrirë kreditë për bullgarët dhe rumunët, mbi 6000 të rinj mund të ndërpresin arsimin e tyre, sepse nuk do të mund të paguajnë taksat e tyre. “Gjatë tre muajve të fundit u pezullua financimi i 7448 studentëve bullgarë dhe rumunë. Pagimi i 853 prej tyre u rimëkëmb, saktëson para gazetës “Xhërnël” ministri britanik i universiteteve dhe shkencës Dejvid Uilets. Për shkak të histerisë rreth bullgarëve dhe kredive të ndaluara, numri i kandidatëve për studentë në Britaninë e Madhe u ul me 11 për qind këtë vit, shënon agjencia konsultuese për arsimin jashtë “Integral”. Të rinjtë gjithnjë e më shumë preferojnë programet në anglisht në Holandë dhe Danimarkë.

Komisioni i Venecies rekomandon për t’u hequr dorë nga votimi mekanik – shkruhet në gazetën “Duma”. Gazeta sqaron se kjo mund të shkaktojë probleme në zgjedhjet evropiane. Në fakt këtë e ka njoftuar dje Maja Manollova – zëvendëskryetare e Kuvendit Popullor në fillim të mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për diskutimin dhe miratimin e Kodit Zgjedhor. Në qëndrimin e institucionit evropian ka vërejtje mbi tekstet që i përkasin votimit të të burgosurve dhe bullgarëve me shtetësi të dyfishtë. Manollova saktësoi se qëndrimi i Brukselit ka mbërritur ditën e premte dhe akoma po vazhdon përkthimi i tij nga anglishtja, por rezymeja tashmë është e qartë: “Megjithë rekomandimet evropiane, kodi i ri zgjedhor i përket votës evropiane” – shkruan gazeta “Sega”. Legjislacioni zgjedhor nuk duhet ndryshuar të paktën një vit para votimit, deklarojnë kategorikisht Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Komisioni i Venecies, i cili është organ konsultativ pranë Këshillit të Evropës. Sipas fjalëve të Manollovës bëhet konkluzioni se pushtetarët kanë vendosur që të zhvillojnë zgjedhje evropiane sipas kodit të ri zgjedhor dhe do të marrin parasysh vetëm disa prej rekomandimeve.

Bullgaria kërkoi ndihmë nga BE-ja për shkak të vizave për SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë” – lexojmë përsëri në faqet e gazetës “Sega”. Institucionet evropiane po fillojnë luftim për heqjen e vizave për shtetasit bullgarë për SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë. Në qoftë se tri shtetet nuk bien dakord për ta hequr regjimin e vizave,  Komisioni Evropian mund të rikthejë pjesërisht vizat për shtetasit e tyre. Më 5 shkurt Brukseli u bëri thirrje SHBA-ve për ta hequr regjimin në kuadrin e 6 muajve. Bullgaria është një prej vendeve të pakta, që ndeshen me këtë problem – amerikanët kërkojnë viza gjithashtu nga Rumania, Qiproja, Kroacia dhe Polonia, kurse Kanadaja – vetëm nga ne dhe fqinja jonë veriore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shpëtimit - Ballkani i Gjelbër

Qindra zogj ranë viktima të fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri

Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..

botuar më 25-01-02 1.43.MD

Në Caribrod diskutuan ndryshimet që priten në Serbi

Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..

botuar më 25-01-02 11.18.PD

Një kontingjent ndërkombëtar policor do të vendoset përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..

botuar më 25-01-02 6.10.PD