Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret ekologjike në qendrën e Sofjes

БНР Новини
Pema më e vjetër është mani 650 vjeçare.
Foto: vekovnite.org

Në qendrën e Sofjes 2 milionëshe janë bërë tri itinerare të reja ekologjike me lloje të rëndësishme bimore. Në kryeqytetin bullgar gjenden drurë shumëshekullorë. Shumica prej tyre kanë të bëjnë me ngjarje dhe personalitete të rëndësishme historike. Shekuj të tërë këta drurë pasqyrojnë fatin e banorëve në Sofje dhe janë kthyer në monumente të vërteta.

Gjelbëria është gjëja e parë që u le përshtypje pasagjerëve të huaj kur të mbërrijnë në Sofje me avion. Në kryeqytet gjendet parqe të mëdha e të bukura, ku kurorat e drurëve sigurojnë freski në ditët me vapë. Këtu hasen dhe po ashtu shumë pemë frutore. Në cilin kryeqytet tjetër evropian paske mundur të zgjatësh dorë për të marrë mana, kunguj, qershi, vishnja, bile pjeshka. Mes gjelbërisë, e cila ndryshe është e rrezikuar nga investitorët e etur për ndërtim, gjenden drurët shumëshekullorë. Këta janë kryesisht lloje gjethore – si shpardh,vidh, man etj. Më dendur hasen lisat, të cilat janë studiuar me qëllim ruajtjen dhe popullarizimin e tyre ndër turistët.

Në Sofje ka 90 drurë shekullorë. Më i vjetri, 650 vjeçar, është mani në rrugën “Iskrec” 2. Trungu i tij është me diametër 4.1 metra. Të gjitha këto informacione gjenden në hartat ku janë përshkruar itineraret ekologjike. Këto të fundit janë përpiluar nga Fondacioni “Ekobashkësi” së bashku me dy organizata joqeveritare. Itinerari i parë kalon përmes drurëve pikërisht në qendrën e Sofjes ku gjendet Kopshti i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe i Muzeut Etnografik. Aty është lisi më i vjetër – 400 vjeçar. Itinerari tjetër çon në Kopshtin Botanik të Universitetit të Sofjes ku kultivohen më se 1500 lloje bimësh mes të cilave duket një lis me kurorë të madhe. Në vitin 1896 mbreti Ferdinad e ka mbjellë atë dhe ka futur në rrënjë një monedhë prej ari. Ky itinerar kalon përmes Kopshtit të Mbretit Boris i cili ishte djalë i Ferdinandit. Shumica e drurëve shumëshekullorë janë përqendruar në Liqenin “Ariana” dhe në Liqenin e Zambakëve.

Kopshti i Lisave të Sllavejkovit. Foto: vekovnite.orgItinerari i tretë përcjell turistët në lagjen “Gorni Lozen” ku gjendet Kopshti i Lisave të Sllavejkovit. Në fillim të shek. XIX-të aty janë zhvilluar mbledhjet e lëvizjes letrare “Mendimi” (bullg. Misël), ndërsa nën hijen e lisave poeti i madh Penço Sllavejkov ka sjellë disa nga veprat e tij më të bukura. Aty ngrihet lisi 135-vjeçar, të cilin e ka mbjellë gjuhëtari slloven Anton Bezenshek.

Informacione të hollësishme rreth itinerareve gjenden në sajtin http://vekovnite.org. Hartat shpërndahen përmes Qendrës Turistike të Informacioneve në Sofje në vende të tjera të kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD