Në qendrën e Sofjes 2 milionëshe janë bërë tri itinerare të reja ekologjike me lloje të rëndësishme bimore. Në kryeqytetin bullgar gjenden drurë shumëshekullorë. Shumica prej tyre kanë të bëjnë me ngjarje dhe personalitete të rëndësishme historike. Shekuj të tërë këta drurë pasqyrojnë fatin e banorëve në Sofje dhe janë kthyer në monumente të vërteta.
Gjelbëria është gjëja e parë që u le përshtypje pasagjerëve të huaj kur të mbërrijnë në Sofje me avion. Në kryeqytet gjendet parqe të mëdha e të bukura, ku kurorat e drurëve sigurojnë freski në ditët me vapë. Këtu hasen dhe po ashtu shumë pemë frutore. Në cilin kryeqytet tjetër evropian paske mundur të zgjatësh dorë për të marrë mana, kunguj, qershi, vishnja, bile pjeshka. Mes gjelbërisë, e cila ndryshe është e rrezikuar nga investitorët e etur për ndërtim, gjenden drurët shumëshekullorë. Këta janë kryesisht lloje gjethore – si shpardh,vidh, man etj. Më dendur hasen lisat, të cilat janë studiuar me qëllim ruajtjen dhe popullarizimin e tyre ndër turistët.
Në Sofje ka 90 drurë shekullorë. Më i vjetri, 650 vjeçar, është mani në rrugën “Iskrec” 2. Trungu i tij është me diametër 4.1 metra. Të gjitha këto informacione gjenden në hartat ku janë përshkruar itineraret ekologjike. Këto të fundit janë përpiluar nga Fondacioni “Ekobashkësi” së bashku me dy organizata joqeveritare. Itinerari i parë kalon përmes drurëve pikërisht në qendrën e Sofjes ku gjendet Kopshti i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe i Muzeut Etnografik. Aty është lisi më i vjetër – 400 vjeçar. Itinerari tjetër çon në Kopshtin Botanik të Universitetit të Sofjes ku kultivohen më se 1500 lloje bimësh mes të cilave duket një lis me kurorë të madhe. Në vitin 1896 mbreti Ferdinad e ka mbjellë atë dhe ka futur në rrënjë një monedhë prej ari. Ky itinerar kalon përmes Kopshtit të Mbretit Boris i cili ishte djalë i Ferdinandit. Shumica e drurëve shumëshekullorë janë përqendruar në Liqenin “Ariana” dhe në Liqenin e Zambakëve.
Itinerari i tretë përcjell turistët në lagjen “Gorni Lozen” ku gjendet Kopshti i Lisave të Sllavejkovit. Në fillim të shek. XIX-të aty janë zhvilluar mbledhjet e lëvizjes letrare “Mendimi” (bullg. Misël), ndërsa nën hijen e lisave poeti i madh Penço Sllavejkov ka sjellë disa nga veprat e tij më të bukura. Aty ngrihet lisi 135-vjeçar, të cilin e ka mbjellë gjuhëtari slloven Anton Bezenshek.
Informacione të hollësishme rreth itinerareve gjenden në sajtin http://vekovnite.org. Hartat shpërndahen përmes Qendrës Turistike të Informacioneve në Sofje në vende të tjera të kryeqytetit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..