Kambana është dhimbje dhe gëzim, shprehje e asaj ndenjeje të këndshme ndaj çdo kujtim të bukur, që na sjell historia e gjyshes për “atë kohë” kur bota është zgjuar nga tingujt e kambanave dhe jo nga alarmi. Historianët edhe sot pohojnë se në të kaluarën njerëzit e kanë mbajtur mend tingujt e kambanës së vendit të tyre të lindjes, pavarësisht sa kohë kanë kaluar larg shtëpisë. Për mua kur dëgjoj fjalën “kambana” shfaqen kujtime. Të para janë zilet e sanës së Krishtlindjeve. Kujtimi tjetër lidhet me duart e babait tim që të jem e sigurt se më mban fort deri sa po godas kambanat e monumentit të Sofjes “Flamuri i paqes”. Pas kësaj zilja e shkollës që i liron fëmijët për pushim dhe i thirre përsëri në orë.
Në Bullgari kemi koleksionues të kambanave. Ai quhet Bozhidar Zhelev dhe nga 777 kambana nga 77 vende. Ekspozita e tij “Kambanat e Bozhos” tashmë është prezantuar në Sofje, Veliko Tërnovo dhe Razgrad. Nga e premtja do të prezantohet në qytetin e Smoljanit. Mikpritës do të jenë Qendra Informative Evropiane, “Evropa drejt për së drejti” dhe Teatri Dramatik të Rodopave “Nikolaj Hajtov”. Organizatorët presin që kambanat “të zgjojnë” aktivitetin e qytetarëve në zgjedhjeve për Parlament Evropian.
Për Radio Bullgarinë Bozhidar Zhelev thotë se pasioni i tij ndaj kambanave ka historik nëntëvjeçar, ndërsa fillimi ka qenë shumë prozaik. “Rastësisht pashë disa kambana të hedhura për shkrirje. Mendoja se është mëkate të shkrihen dhe i bleva. Dhe pas kësaj një pas tjetrës filluan të mblidhen.”
Kambanat e koleksionuesit janë prodhuar në Mançester, Britania e Madhe në fillim të shekullit të XX dhe peshojnë nga 30 kg. Askush nuk di si kanë mbretur në Bullgari. Ato janë më të rëndat në koleksionin e tij. Kambana më e lehtë është vetëm 1 gram. Kambanat janë prej metali, porcelani, qelqi, qeramikës dhe drurit.
“Nga Bullgaria janë rreth 120 – tregon koleksionuesi. – 500 janë nga Evropa, nga ShBA janë rreth 40 , nga Amerikan Qendrore dhe Jugore – rreth 20, nga Kina – 15, ka mjaft nga Birma, Vietnami, Indonezia, Hongkong. Nga Rusia ka 20 kambana. Vendet më të largëta prej të cilëve kam kambana janë Brazili dhe Argjentina. Një pjesë i kam mbledhur gjatë udhëtimeve të mia personalisht, pjesa tjerë janë prej miqve të mi. Ata dinë për pasionin tim dhe kur janë jashtë shtetit dhurata për mua është gati.
Bozhidar Zhelevi thotë se mbledh jo vetëm sende por edhe histori dhe kujtime. Shumë e dashur është kambana që është bërë për dasmën e princit Carlz me Dajana. “E madhe ose e vogël, prej metalit ose prej kristalit, kambanat simbolizojnë lëvizjen, kërkimin, lirinë dhe forcën e frymës njerëzore. E dua tingullin e tyre dhe jehona e tyre, e cila besoj se të gjithë na shtyn të shikojnë përpara me shpresë dhe besim”, është i bindur ai.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..