Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz dhe automobila retro në Burgas

БНР Новини
Ditën e diel është kulmi i festivalit me koncertin e Kamelia Todorovës bashkë me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare
Foto: БГНЕС
Automobila retro dhe muzikë xhaz. Kështu do të mbahet mend kjo fundjavë në Burgas. Falë Bashkisë së Burgasit dhe Fondacionit “Amerika për Bullgarinë” nga dita e premte deri të dielën (11-13 korrik) grupe bullgare të xhazit do të jepen koncerte nën qiell të hapur. Dhe jo vetëm në pushimoren Burgas, por edhe në ishullin “Shën Anastasia” do të ketë muzikë xhaz.

“Festivali i parë pritet prej shumë kohësh nga fansat e xhazit dhe nga mysafirët e Burgasit – rrëfen organizatorja kryesore e aktivitetit, znj. Ljudmilla Kutieva. – Brenda tri ditëve në Kopshtin Detar do të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore kushtuar xhazit. Ngjarja hapet me paradën e automobilave retro dhe me koncertin e Orkestrës Frymore të Burgasit. Të njëjtën mbrëmje publiku do të shohë ekspozitën me fotografi kushtuar muzikës së xhazit. Në të marrin pjesë dhjetë autorë nga Burgasi, të cilët kanë fotografuar fragmente nga koncerte të ndryshme në qytet. Pas Orkestrës Frymore skenës do t’i ngjiten muzikantët nga “Eufonia instrumentalis” – Veselina Dragollova-Danaillova (vokale), Vencisllav Bllagoev (bori), Dimitër Karamfillov (kontrabas), Kalin Zheçev (piano) dhe Stojan Jankullov-Stunxhi (bateri). Këta muzikantë do të prezantojnë një projekt ku kanë improvizuar mbi muzikën klasike, xhazin bashkëkohor dhe folklorin. Kështu që po formohet një koncert shumë interesant në skenën nën qiell të hapur “Ohljuva” (Kërmilli).”

Si lindi ideja për kombinimin e automobilave retro me muzikën xhaz?

“Gjatë vizitës së tij në Qendrën Kulturore të Burgasit ambasadori amerikan më dhuroi një libër kushtuar xhazit – tregon znj. Kutieva. – Në të kishte fotografi të automobilave retro dhe brenda tyre – muzikantët më të njohur të xhazit. Ja nga erdhi ideja ime.”

Edicioni i parë i “Festivalit të xhazit retro në Burgas” vazhdon ditën e shtunë (12 korrik) me punishten “Improvizimet e xhazit me bojëra dhe nota”. Punishtja do të mbahet në vendin emblemë të Burgasit – “Muri i përrallave”. Atje trompetisti Vencisllav Bllagoev së bashku me kolegët e tij do të argëtojë të vegjlit duke i njohur ata me instrumentet e ndryshme muzikore.

Në programin do të marrë pjesë bras-kuinteti “ms BRASS”.  Me valle dhe muzikë do të rrëfehet historia e stileve të ndryshme të zhanrit.

Mirosllava Kacarova Foto: arkivSi do të mbyllet festivali?

“Ditën e diel është kulmi i festivalit me koncertin e Kamelia Todorovës, e cila shoqëruar nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare do të japë koncert në Teatrin Veror të Burgasit. Ka edhe një skenë tjetër në ishullin “Shën Anastasia”. Të njëjtën mbrëmje atje do të jetë edhe një këngëtare tjetër e xhazit – Mirosllava Kacarova. Kjo e fundit do të prezantojë projektin e ri “Cinema“. Nuk është e rastit që përzgjodhën pikërisht ishullin, sepse në të janë xhiruar shumë filma.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD