Më 1 dhe 2 gusht në pushimoren Lozenec vitin e tretë me radhë zhvillohet Festivali “Lozenets Jazz Time”. Ideja është t’u jepet rrugë plotësisht muzikës prej autori, interpretuar nga muzikantë bullgarë. Ndryshe nga dy festivalet e mëparëshme, tani nuk ka muzikantë nga jashtë. Deti, rëra dhe mbrëmjet e ngrohta të gushtit, të shoqëruara me muzikën xhaz në të hapur, tërheqin vëmendjen e admiruesve si të xhazit, ashtu edhe të turistëve.
Më shumë hollësi për këtë festival mësojmë nga organizatori Ognjan Enev:
“Edhe këtë vit programi do të jetë shumë interesant dhe i larmishëm. Me 1 gusht e hapim festivalin me projektin “Xhaz për fëmijët”, krijuar nga trumbetari Vencisllav Bllagoev. Ky është një program arsimor muzikor i përshtatur për fëmijët. Ideja ka popullaritet të gjerë si ndër të vegjëlit, ashtu edhe ndër prindërit e tyre. Mbrëmjen e parë admiruesit e xhazit do të kenë mundësi të dëgjojnë këngëtaren 14-vjeçare Daniella Ilieva. Pavleta Semova është këngëtarja tjetër, e cila bashkë me kitaristin Dimitër Bllagoev dhe pianistin Stanisllav Arabaxhiev do të realizojnë një pjese e programit të fëmijëve. Pas tyre në skenën e hapur do të dalin dy muzikantë, të cilët bashkëpunojnë që prej 20 vitesh – Shibill Benev – kitarë dhe Petër Momçev – saksofon. Ata ekzekutojnë muzikë prej autori në traditat e xhazit modern. Bashkë me ta do të dalin në skenë Boris Taslev – bas dhe Dimitër Semov – bateri. Mbrëmjen e parë do të përfundojë me interpretimet e këngëtares Bellosllava, bashkë me pianistin Zhivko Petrov dhe trumbetarin Rosen Zahariev.”
Programi i Festivalit të tretë “Lozenets Jazz Time” do të vazhdojë me prezantimin “BllagoevArt Xhaztet”. Në të do të marrin pjesë muzikantë, që kanë vërtetuar mjeshtërinë e tyre si kompozitorë dhe instrumentistë – Antoni Donçev – piano, Valeri Dimçev – tambur, Venscillav Bllagoev – trumbetë dhe Dimitër Shanov - kontrabas. Ata së bashku do t’u ofrojnë pikëpamjen e tyre mbi muzikën xhaz, folklorin bullgar dhe klasiken. Pas kësaj admiruesit e xhazit do të kenë mundësi të dëgjojnë trumbetarin Rosen Zahariev. Ai do të ekzekutojë pjesa e projektit të tij “Fluturimi deri te Hëna” – improvizime, të cilët muzikanti i bënë gjatë ekzekutimit. Në këtë projekt partnerë të tij do të jenë Aleksandër Daniell – bateri dhe Todor Stojanov – piano.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...