Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mindja rok-fest

Evgjenij Dajnov (në mes) dhe Vasko Krëpkata (djathtas) gjatë një improvizimi muzikor.
Foto: mindyarockfest.com

Në sajë të politologut bullgar prof. Evgjenij Dajnov, një fshat i vogël afër qytetit Veliko Tërnovo kthehet në një rok-arenë. Kjo rastis për 3 ditë, midis 28-30 gusht në Mindja. Fshati bëhet i njohur përpara 6 vjetëve, kur Evgjenij Dajnov, bashkë me bashkëmendimtarë të tij të tjerë, mbledh emra të njohur mirë nga skena e rokut dhe të blusit bullgar. Ndaj tyre bashkohen dhe banda më të reja nga qytetet më të mëdha përreth. Me kalimin e kohës festa zgjerohet, mikpritësit ftojnë muzikantë nga shtetet fqinje ballkanike, bashkohen formacione të reja vendase.

Profesori Evgjenij Dajnov është një personalitet shoqëror, i njohur mirë me analizat e veta politike dhe me komentet. Por mes muzikantëve është i njohur dhe ma dashurinë e vet ndaj rokut. Ai është një kitarist i flaktë, shkruan vet dhe vjersha. Pasionin e vet e realizon në “Mindja rok fest”. Një meritë të madhe për këtë ngjarje muzikore kanë dhe banuesit nga regjioni, po kështu dhe anglezët të cilët kanë zgjedhur për të jetuar aty. Me çdo vit të kaluar bashkia e qytetit Veliko Tërnovo përkrah gjithnjë e me një përgjegjësi më të madhe rok-forumin në aspektin financiar.


16 grupe do të paraqiten në sheshin në Mindja. Njerëzit nga fshati, do të strehojnë shumë pjesëmarrës dhe miq. “Fillojmë më datën 28 gusht me paraqitjen e formacioneve të nxënësve dhe të rok grupeve amatore – tregon Evgjenij Dajnov. – Vjet për herë të parë u prezantuan banda të reja fillestare në një garë për dekoratën e madhe. Kurse ajo është një incizim falas të një këngë prej autori në një studio profesionale. Ditën e premte 29 gusht vazhdojmë më një tingëllim më të fortë – i vjen radha e hevi-metëlit. Ai do të prezantohet prej bandave, të cilat deri tani nuk kanë marrë pjesë në këtë festival. Në mbrëmje do të jenë muzikantët nga Riç Këmpëni. Për mua ky grup është fenomen në metëllin bullgar. Frontmen është Rumen Antov – kitarist dhe kompozitor, i cili në Sofje ka një shkollë personale për mësimin e kitarës dhe përgatit shumë instrumentalit të rinj. Ditën e shtunë 30 gusht e mbyllim edicionin e gjashtë të “Mindja rok fest” me blusin e zakonshëm dhe rok format. Këtu miku më i rëndësishëm për ne është Vasko Krëpkata dhe Poduene Bllus Bend. Kuptohet formacioni tim “Magjistra” po kështu do të paraqiten si dhe interpretuesit nga grupi “Hirizont”. Interpretuesit e huaj – “Cotton Pickers” nga Serbia dhe “Atlas” nga Turqia po kështu do të ekzekutojnë në mbrëmjen e fundit. Shpresoj që publiku të jetë i kënaqur nga programi, të cilin e kemi përgatitur.”

Për herë të parë “Mindja rok fest” do të dokumentohet dhe si film. Kjo do të rastis në sajë të rok muzikantëve nga grupi turk “Atllas”, të cilët vijnë me ekip-xhirues. Ideja është që të mund filmi dokumentar të mund të reklamoj jo vetëm pjesëmarrjen e tyre, por dhe të gjithë festivalin. Ai do të paraqitet në vendet ballkanike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD