Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Angellov: “Ulja e parashikimit të BERZH-it për rritjen ekonomike nuk ishte e papritur”

Foto: arkiv

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) uli parashikimin e saj për rritje ekonomike të Evropës Juglindore për këtë vit për shkak të pasojave nga përmbytjet në regjion dhe të tensionit në sektorin bankar të Bullgarisë, thuhet në një njoftim të institucionit financiar.

BERZH-i uli parashikimin e vet për rritjen e sivjetshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë nga 1.9 për qind, parashikim ky që u bë gjatë majit, në 1.5 për qind kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar. Buxheti ishte parashikuar, në sfondin e një rritjeje prej 1.8 për qind, por pritet që të aktualizohet pas zgjedhjeve parlamentare para afatit më 5 tetor. Në raportin e bankës shënohet se pasojat afatgjata të trazirave në sektorin financiar ndoshta do të kufizohen nga veprimet e shpejta të autoriteteve, përfshi këtu dhe synimin e deklaruar për bashkim me Mekanizmin Evropian Unik të Mbikëqyrjes. Parashikimi i BERZH-it u komentua për Radio Bullgarinë nga ekonomisti Georgi Angellov nga instituti “Shoqëria e Hapur”.

“Këto nuk janë zhvillime të papritura duke pasur parasysh atë që ndodhte në vend gjatë disa muajve të fundit – tha ai. – Kam ndër mend mungesën e stabilitetit politik, se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian qeveria e atëhershme u largua. Mirëpo nuk është e qartë se çfarë do të jetë qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare. Ka disa muaj gjatë të cilëve investitorët janë në pritje se çfarë do të ndodhë, që të bëjnë investime të reja. Në të njëjtën kohë kazusi lidhur me Bankën Korporative Tregtare, e cila është nën një mbikëqyrje të posaçme, zgjidhja e të cilit u shty për muajin nëntor, gjithashtu e ka ndikimin e vet. Atje ka shumë depozita të ngrira, si dhe kredi të tilla të kredimarrësve. Kjo provokon mungesën e sigurimit në rrethet e biznesit. Derisa të mos zgjidhet ky kazus do të kemi vonim të vendimeve për investimet në vendit tonë. Kuptohet që bankat do të jenë më të vëmendshme në livrimin e kredive. Përveç kësaj ka dhe disa faktorë të jashtëm – nga njëra anë është kriza lidhur me Rusinë dhe Ukrainën, sidomos lufta civile në Ukrainë, luftë kjo që ndikon mbi eksportin dhe turizmin bullgar, si dhe kushtet e këqija klimatike. Kishte përmbytje, të cilat kontribuuan për uljen e numrit të turistëve të huaj. Nuk kemi faktorë të brendshëm për rritje, nuk kemi reforma të brendshme, të cilat ta inkurajojnë rritjen. E vetmja gjë që e lëviz ekonominë bullgare është fakti se Evropa tashmë është duke dalë nga recesioni, edhe pse shumë ngadalë. Kjo shihet shumë mirë nga eksporti ynë, i cili vitin e kaluar u kufizua për shkak të recesionit në BE. Kështu që nuk kemi faktorë të brendshëm për rritje. Na lëviz vetëm mjedisi i jashtëm, në drejtim pozitiv, apo negativ, në varësi të faktorëve ndërkombëtarë.”

BERZH-i pret që ekonomia bullgare të rritet me 2 për qind vitin tjetër. “Pritet që viti tjetër të jetë më i mirë për të gjitha vendet evropiane – deklaroi Georgi Angellov. – Prandaj pritet se pasi ka përmirësim të ekonomisë evropiane, më shumë vende pune dhe një sektor më stabil financiar, kjo do ta ketë efekt pozitiv edhe mbi vendin tonë. Ky parashikim bazohet edhe te mendimi se nuk do të ketë ngjarje të reja negative në Bullgari. Që t’i arrijmë këto dy përqindje vitin tjetër, do të duhet ta zgjidhim në një mënyrë të suksesshme edhe problemin e energjetikës pothuajse të falimentuar, edhe problemin e Bankës pothuajse të falimentuar Korporative Tregtare, edhe problemin lidhur me deficitin buxhetor në rritje. Kështu qe vitin tjetër ka shanse për një rritje më të lartë, por gjithçka varet nga ne.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD