Kryetari i Bashkisë, drejtoresha e shkollës dhe prindërit e nxënësve të klasës së parë në Kalishte me siguri janë bërë të tillë. Fëmijët e refugjatëve sjellin sëmundje ngjitëse dhe janë prapambetur në drejtim intelektual dhe për këtë arsye nuk kanë vend në shkollën e fshatit. Në fakt ajo që ndodhi në fshatin Kalishte, ishte ndodhur disa muaj më parë edhe në fshatin Rozovo pranë qytetit Kazanllëk, është frytë e neglizhencës dhe mungesës së veprimeve adekuate nga ana e pushtetit shtetëror, mediave dhe tërë shoqërisë sonë, të rritur dhe të formuar gjatë viteve të fundit. Toleranca edukohet që në moshë më të re. Dhe pikërisht këtu është dështimi më i madh i institucioneve shtetërore, i shkollës dhe familjes. Ngjarja e kësaj jave është vetëm maja e ajsbergut.
Vala e emigrantëve nga Siria dhe nga pika të tjera të nxehta në Azi dhe Afrikë ishte pritur, por e gjeti Bullgarin fare të papërgatitur. U bë e qartë, se Agjencia Shtetërore për Refugjatët nuk dispononte kapacitetet e nevojshme për të pranuar njerëzit që kërkonin strehim. Politikanët tanë gjithashtu nuk donin të mendonin shumë për këtë temë përpara se vala e emigranteve të arrinte kufirin tonë. Sipas refleksit të vjetër, kur tema nuk përbën interes për politikanët, mediat gjithashtu po e kalonin anash. Të mos flasim për mësuesit e shkollës – për ta tematika të tilla janë të huaja. Prindërit e fëmijëve, të zhytur në problemet e së përditshmes, nuk mendonin se është e nevojshme të bisedonin me fëmijët e tyre për problemet e të tjerëve. Nga atëherë duhet të vijë kureshtja ndaj tjetrit dhe dëshira për njohje?
Në këtë sfond konflikti në Kalishte ishte fare i pritur – pas mospërfilljes shumëvjeçare erdhi momenti, kur fluksi i refugjatëve hyri direkt në te përditshmen e njerëzve. Askujt nuk i erdhi ndermen të bisedojë paraprakisht me banorët e Kalishtes, se në shkollën e tyre pritet të pranohen fëmijë nga Afganistani në klasën e parë. Vendasit ishin vënë para faktit të kryer. Nga ky këndvështrim reagimi i tyre zemërngushtë është i kuptueshëm. Është për të ardhur keq, se drejtoreshës së shkollës nuk i erdhi ndërmend të organizojë festë të fëmijëve me gjellë tradicionale ose me mbrëmje muzikore, që fëmijët të mund të njihen, krahas tyre dhe prindërit e tyre. Jeta monotone në fshatë me siguri do të gjallërohej. Por në vend të kësaj, nëntë fëmijë dhe prindërit e tyre ishin dëbuar. Na vjen keq për nxënësit bullgarë të klasës së parë në fshatin Kalishte – sepse kureshtja e tyre për jetën e të tjerave ndoshta nuk do të zgjohet, toleranca ndaj njerëzve të ndryshëm – gjithashtu.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..