Një valë edhe më e madhe refugjatësh drejt Bullgarisë po vërejmë gjatë muajve të fundit. Vetëm gjatë fundjavës në Sofje janë arrestuar mbi 100 imigrant ilegalë, pjesa më e madhe nga Siria. Nga Agjencia për Refugjatët venë në dukje se, gjatë muajit shtator kufirin tonë e kanë kaluar pothuajse dy herë më shumë refugjatë në krahasim me muajin qershor sivjet. Të regjistruarit gjatë muajit shtator janë 1088 veta, por numri i tyre vazhdimisht rritet. Kjo shkakton frikësime, se po afron momenti, kur do të plotësohet kapaciteti i qendrave të posaçme për strehim të përkohshëm. Tani shumë më tepër janë refugjatët të cilët mbërrijnë në vend, sesa këta, të cilët ikin. Deri në fund të vitit është e mundur që numri i nevojtarëve të tejkalojë 6 mijë vendet e caktuara nga shteti për strehim të përkohshëm. Po vazhdon tendenca që imigrantët ta shikojnë Bullgarinë vetëm si një zonë transite, prandaj ata nuk kërkojnë punë dhe mundësi për integrim në shoqëri. Me çfarë probleme gjatë regjistrimit dhe strehimit të imigrantëve ilegal ndeshen nga Agjencia Shtetërore për Refugjatët, mësojmë nga zëvendëskryetari i saj Vasill Vërbanov.
“Agjencia regjistron problemet, kurse refugjatët, pasi marrin statutin, dalin në shoqëri dhe duhet të integrohen. Problemi është se, ata nuk ka se ku të shkojnë. Pjesa më e madhe prej tyre i kanë harxhuar paratë që t’u paguajnë trafikantëve dhe pas kësaj nuk kanë para për qira banese. Në këtë mënyrë nevojitet të shkojnë në një strehim të përkohshëm. Shumë shpejt po rritet numri dhe të atyre të cilët kanë dhënë deklaratë për një statut refugjati ose një statut humanitar. Por procedura kërkon kohë, muaj dhe bile edhe më shumë, dhe kjo po kështu imponon një qëndrim më të gjatë në qendrat regjionale. Një pjesë e madhe nga refugjatët duan të shkojnë në vendet nga Evropa Perëndimore. Nga këto vende kemi pyetje për mbi 5 mijë vetave, të cilët kanë qenë të regjistruar tek ne. Është mjaft e vështirë të përfytyrojmë se çfarë do të bëhet, në qoftë se të paktën gjysma e refugjatëve kthehen mbrapsht? Nuk do të mbetet edhe një vend bosh për refugjatë të rinj, të cilët po i presim. Në ndryshim nga viti i kaluar, kur kishim 1130 vende, tani ato janë shumë më tepër, kurse kushtet jetike në qendrat për një strehim të përkohshëm kanë përmirësim të konsiderueshëm.”
Pasi marrin dokumentet zyrtare, refugjatët mund të kërkojnë dhe punë në Bullgari. Por tani për tani numri i të marrëve në punë mbetet i vogël, mezi 36 refugjatë janë të regjistruar në zyrat e punës. Një sqarim për këtë ka Asen Angjellov, drejtor i Agjencisë së Punësimit:
“Përgatitëm materiale informative në gjuhë të ndryshme, përfshi arabisht, frëngjisht, anglisht. Pavarësisht nga kjo rezultate të konsiderueshme nuk ka. Ndaj këtij momenti 36 janë personat të regjistruar në zyrat e punës me statut të refugjatit ose statut humanitar në Bullgari, kurse 48 të tjerë kanë gjetur punë që nga fillimi i vitit. Mes shkaqeve për mungesë të interesit për punë është mosnjohja e mirë e gjuhës, si dhe pengesa të tjera thjesht ligjore, si mungesa e një adrese të përhershme dhe dokumente për arsim dhe kualifikim. Këta njerëz nuk janë të motivuar të fillojnë punë, kurse nuk duhet të hedhim poshtë dhe dobitë, të cilat mund të sjellin për ekonominë tonë. Pjesa më e madhe prej tyre janë profesionalistë, përfaqësues të degëve të ndryshme, të cilët kanë përfunduar arsim të mesëm, bile ka dhe me arsim të lartë. Agjencia e Punësimit përveç detyrës, ka dhe dëshirë të identifikojë cilësitë profesionale dhe arsimin e emigrantëve dhe të ndihmojë gjatë gjetjes së një pune të përshtatshme, por vetëm në rastet, se ata kanë dëshirë dhe na kërkojnë për këtë”, shënon drejtori i saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..