Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë do të votojnë, nëse procesi do të bëhet më tërheqës

БНР Новини
Foto: arkiv

Në Bullgari të rinjtë nuk shfaqin interes ndaj jetës publike. Për politikë dhe aktivitete shoqërore flasin para se gjithash njerëzit në moshë mbi 40 vjet. Ngandonjëherë edhe në emër të të rinjtë. Në kohën e zgjedhjeve, të gjithë partitë iu shpresojnë të rinjve, por në fund del, se ato nuk kanë përkrahjen e tyre.

“Kur planifikohen fushatat paraelektorale, shtabet e partive mendojnë, se të rinjtë nuk do të votojnë – komenton për Radio Bullgarinë politologu Strahill Delijski, pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. – Dhe logjika e tyre, është, se pasi ata nuk do të votojnë nuk është e domosdoshme të bëjmë përpjekje të tepruara. Thelbi i një fushate të tillë është të identifikojë nevojat e grupit përkatës dhe t’i ofrojë atij një produkt adekuat politik për kënaqjen e nevojave. Me siguri nevoja kryesore e të rinjve në Bullgari nuk është të votojnë. Nga ana tjetër, të rinjtë nuk janë një grup homogjen. Përderisa të rinjtë e kryeqytetit kërkojnë politikanë të mirë me moral, moshatarët e tyre në qytetet e vogla dhe në fshatrat kërkojnë punë dhe rrogë. Mirëpo, për partitë grupi i të rinjve është një e tëra dhe kështu ata duke iu drejtuar mesazhe, nuk thonë asgjë. Edhe kjo fushatë paraelektorale nuk bën përjashtim.”

Mungesa e perspektivës sociale dhe ekonomike në vendbanimet e vogla thellon kulturën e nihilizmit politik ndër të rinjtë. “Nuk kemi punë dhe asnjeri nuk interesohet për ne” mendojnë të rinjtë, dhe përmes këtij prizmi e thyejnë edhe rolin e vet në procesin politik.

“Të rinjtë e qytetit kanë kërkesa më specifike ndaj sistemit politik, gjë që u duk gjatë protestave njëvjeçare – vazhdon Strahill Delijski. – Ata jetojnë në një mjedis ekonomik dhe shoqëror, në të cilin problemi me vendet e punës nuk është kryesor. Dhe që ta bindësh të rinjtë e qytetit se duhet të votojnë, ata duhet të jenë të sigurt, se votimi është një rit interesant dhe tërheqës. Në rast të kundërt ata nuk do të votojnë. Kështu që politika duhet të bëhet moderne, të shndërrohet në një element të identitetit modern, që të votojnë të rinjtë. Në letërsinë shkencore kjo emërtohet “konsumimi i identitetit”. Kjo forcohet nga rrjetet sociale qëllimi i të cilëve, si një vegël e marketingut, është të formojë një bashki. Në kuadrin e “rinisë progresive të qytetit” ky qëndrim prej konsumatori ndaj pjesëmarrjes në politikë, në shkallë të madhe i pengon krijimit të një bashkie. Sepse qëndrimi është se do të protestojmë “përderisa do të jetë moderne”, do të votojmë “nëse do të jetë moderne”. Në rast të kundërt nuk do ta bëjmë.”

Në çdo fushatë paraelektorale, partitë politike e vënë në plan të parë organizatat e tyre të të rinjve, e rinovojnë listat e deputetëve me kandidatë në moshë më të re nga ato organizata, thënë me një fjalë “u japin rrugë të rinjve”. Kultura dominuese politike dhe organizuese u lejon vetëm një tipi të të rinjve të hyjnë në politikën e madhe. Zakonisht ata janë karrieristë me orientime konformiste, të cilët në emër të postit partiak janë gati të bëjnë kompromise me parimet dhe vlerat. Dhe nga një shembull për moshatarët e tyre shndërrohen në një pjesë të peizazhit gri politik. Dhe përderisa organizatat partiake të të rinjve janë një vatër e kuadrove të dëgjueshme, me të cilat vetëm simulohet rinovimi politik, vota e të rinjve për partitë do të përmbahet vetëm nga banorë të lagjeve rome, të sjellë me marshim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD