Më se gjashtë dekada bukuria e folklorit bullgar pushton dhe magjeps njerëzit e mbarë rruzullit tokësor në sajë të Ansamblit të Këngëve Popullore dhe Valleve “Filip Kutev”. Shumë janë krijuesit, që regjistruan emrat e tyre në analet e formacionit. Ndër ta është edhe Mihaill Jordanovi. Ai lindi në Sofje në vitin 1924. Në vazhdim të 40 viteve punonte në ansambël më parë në orkestër i binte tamburasë dhe pas kësaj u bë dirigjent.
Për fat të keq Mihaill Jordanovi nuk arriti të mbush 90 vjet. Ai u nda nga jeta gjatë kësaj vere, por u la brezave qindra përpunime të këngëve popullore, vepra instrumentale, muzikë vallëzimi. Pak janë ata, që dinë se ai mbaroi arkitekturë. Përderisa krijonte diplomën ai punonte si muzikantë në lokale të ndryshme. Një përvojë të pasur grumbulloi në Kuartetin e Mandolinistëve pranë Radio Sofjes. Një ditë studenti, që po diplomohej, mori propozim të prezantohet në konkursin e organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Ky konkurs ishte fillimi i rrugës krijuese të muzikantit Mihaill Jordanov. Bashkë me disa kolegë të tij me këshill të muzikantit të madh Filip Kutev, ai nisi punën e tij pedagogjike në Ansamblin e parë të Muzikës Popullore të Fëmijëve “Izvorçe”. Në një intervistë, që ruhet në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare muzikanti kujton fjalët e folkloristit dhe kompozitor të madh:
“Filip Kutevi na tha: “Në se kjo vepër nuk do të kalojë në duart e fëmijëve, ajo do të vdesë. Te fëmijët është e ardhmja.” Ato fjalë dëshmojnë sa largpamës ishte ky talent bullgar për zhvillimin e folklorit. I jam shumë mirënjohës për besimin, që tregoi ndaj mua. Megjithëqë isha pedagog i fëmijëve, që tani mund të them se unë vet mësova shumë gjëra prej tyre. Praktika në ansamblet pasuron një muzikant. Në Ansamblin “Izvorçe” çdo vit grupi plotësohej me fëmijë të rinj. Dhe ata nuk mësuan vetëm të këndojnë, të vallëzojnë dhe t’i bien ndonjë vegle muzikore. Ngandonjëherë organizuam takime me këngëtarë të njohur operistikë. Kështu pjesëmarrësit e rinj e ansamblit bindeshin, se muzika është e pakufishme dhe se arti duhet të respektohet në të gjitha format e tij.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..