Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Jordanov: “Muzika është e pakufishme dhe arti duhet të respektohet në të gjitha format e tij”

Foto: arkiv

Më se gjashtë dekada bukuria e folklorit bullgar pushton dhe magjeps njerëzit e mbarë rruzullit tokësor në sajë të Ansamblit të Këngëve Popullore dhe Valleve “Filip Kutev”. Shumë janë krijuesit, që regjistruan emrat e tyre në analet e formacionit. Ndër ta është edhe Mihaill Jordanovi. Ai lindi në Sofje në vitin 1924. Në vazhdim të 40 viteve punonte në ansambël më parë në orkestër i binte tamburasë dhe pas kësaj u bë dirigjent.

“Pikërisht në këtë ansambël zbulova artin e vërtetë folklorik. Mirëpo, takimi im i parë me folklorin ishte në Ansamblin Folklorik të Fëmijëve “Izvorçe”, ku punova që nga themelimi gjatë vitit 1961 – tregon Mihaill Jordanov. – Për mua muzika popullore mban në vet veten një forcë të madhe, e cila pushton njeriu. Ansambli Shtetëror “Filip Kutev” u krijua pikërisht nga njerëz, që mbajtën në vet veten magjinë e artit folklorik bullgar.”

Për fat të keq Mihaill Jordanovi nuk arriti të mbush 90 vjet. Ai u nda nga jeta gjatë kësaj vere, por u la brezave qindra përpunime të këngëve popullore, vepra instrumentale, muzikë vallëzimi. Pak janë ata, që dinë se ai mbaroi arkitekturë. Përderisa krijonte diplomën ai punonte si muzikantë në lokale të ndryshme. Një përvojë të pasur grumbulloi në Kuartetin e Mandolinistëve pranë Radio Sofjes. Një ditë studenti, që po diplomohej, mori propozim të prezantohet në konkursin e organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Ky konkurs ishte fillimi i rrugës krijuese të muzikantit Mihaill Jordanov. Bashkë me disa kolegë të tij me këshill të muzikantit të madh Filip Kutev, ai nisi punën e tij pedagogjike në Ansamblin e parë të Muzikës Popullore të Fëmijëve “Izvorçe”. Në një intervistë, që ruhet në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare muzikanti kujton fjalët e folkloristit dhe kompozitor të madh:

“Filip Kutevi na tha: “Në se kjo vepër nuk do të kalojë në duart e fëmijëve, ajo do të vdesë. Te fëmijët është e ardhmja.” Ato fjalë dëshmojnë sa largpamës ishte ky talent bullgar për zhvillimin e folklorit. I jam shumë mirënjohës për besimin, që tregoi ndaj mua. Megjithëqë isha pedagog i fëmijëve, që tani mund të them se unë vet mësova shumë gjëra prej tyre. Praktika në ansamblet pasuron një muzikant. Në Ansamblin “Izvorçe” çdo vit grupi plotësohej me fëmijë të rinj. Dhe ata nuk mësuan vetëm të këndojnë, të vallëzojnë dhe t’i bien ndonjë vegle muzikore. Ngandonjëherë organizuam takime me këngëtarë të njohur operistikë. Kështu pjesëmarrësit e rinj e ansamblit bindeshin, se muzika është e pakufishme dhe se arti duhet të respektohet në të gjitha format e tij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD