Sa më i komplikuar është një model aq me lehtë mund të bëjë defekt. Në rastin bullgar modeli i qeverisë synonte të izolonte partinë e turqve “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” nga pushteti. Fronti Patriotik ishte element i rëndësishëm i këtij modeli, sepse ishte alibi i kryeministrit Borisov që të arsyetojë izolimin e partisë së lartpërmendur. Po, çka ndodhi – qëllimi i tij politik u shfaq në nivelin e emërimeve të personave të caktuar. Nga ana e vet, Fronti Patriotik demonstroi emancipimin e partisë para zgjedhjeve bullgarë, të cilët janë në pritje të veprimeve të caktuara politike. Konfliktet nuk kishin të bënin me mosmarrëveshjen në politikën e qeverisjes, por me subjektet e pushtetit.
3 javë deputetët e Frontit Patriotik përsërisnin se nuk do të përkrahnin qeverinë për shkak të emërimit të z. Orhan Ismaillov zv/ministër të mbrojtjes dhe të z. Veselin Penev guvernator të Sofjes. Të dy janë nominuar nga Partia Popullore “Liria dhe Dinjiteti”, e cila është pjesë e Bllokut të Reformatorëve. Ndjenjat negative për Frontin Patriotik për sa i përket partisë së lartpërmendur kanë të bëjnë me faktin se Partia Popullore “Liria dhe Dinjiteti” u themelua nga anëtarët që u larguan nga “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë”. Megjithë se në sallën plenare patriotët u treguan të gatshëm për të sabotuar kuorumin, kjo nuk i trembi pushtetarët. Konfigurimi në Parlament është i tillë se mund të krijohet “shumica e luhatshme” e cila të përkrahë vetëm politika të dhëna dhe akte të caktuara legjislative.
Pavarësisht ndodhisë, shoqëria mendon se përkrahja për qeverinë është e paqëndrueshme. Ja pse në fund të javës Blloku i Reformatorëve dhe Fronti Patriotik vendosën t’i shtrëngojnë duart. Deputetët e Frontit Patriotik shpallën përkrahjen e tyre pa vërë kusht për emrat konkretë të kandidatëve të posteve zv/ministër të mbrojtjes dhe zv/guvernator të Sofjes. Kandidaturat do të propozohen nga partia GERB. Një pjesë e marrëveshjes kërkon transferimin e lajmeve në gjuhën turke nga kanali i parë i Televizionit Kombëtar Bullgar në kanalin e dytë të Televizionit Kombëtar Bullgar. Sipas deputetëve të Bllokut të Reformatorëve kjo marrëveshje do të thotë se është arritur bilanci i duhur për një qeverisje stabile, pa pasur nevojë njëra parti të shkelë vlerat e tjetrës parti.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..