Nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti u dorëzuan rreth 135 mijë kërkesa për azilkërkim në territorin e Evropës që është me 50 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. U regjistrua dhe po ashtu vala e madhe e imigrantëve dy vitet e fundit në Bullgari. Kjo u bë e qartë në Konferencën Ndërkombëtare në Sofje me temën: “Sfidat e migracionit për Bullgarinë, duke qenë kufi i jashtëm i BE-së”.
“Objektiva afatgjate e qeverisë bullgare është krijimi i një strukture të veçantë të migracionit dhe miratimi i ligjit të migracionit i cili të kombinojë aktet normative ekzistuese në nivel kombëtar – tha z. Krasimir Cipov, Zv/ministër i Punëve të Brendshme. – Në plan afatshkurtër qeveria do të punojë mbi aktualizimin e Strategjisë së miratuar për migracionin, strehimin dhe integrimin në periudhën 2011-2020. Urgjentisht do të rivendoset veprimtaria e Këshillit Kombëtar për çështjet e migracionit, i cili këshill u mbyll në fillim të këtij viti nga qeveria e Pllamen Oresharskit, pa u dhënë argumentet për mbylljen. Në afate të shkurtra, me ndryshimet në Ligjin e MPB-së, Drejtoria “Migracioni” e cila merret me kontrollin administrativ mbi të huajt, do të ndahet nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia kufitare” në një njësi të veçantë strukturore të MPB-së.”
Perspektiva afatshkurtër kërkon të ndryshojnë tërësisht Ligji për Strehimin dhe Refugjatët dhe Ligji i për të Huajt në Bullgari. Ka nevojë për krijimin e ligjit dhe strukturës së veçantë të migracionit, ku të kombinohen aktet e shumta normative në nivel kombëtar. Z. Krasimir Cipov është i bindur se ka nevojë për veprime urgjente për harmonizimin e legjislacionit bullgar me atë evropian, duke u aplikuar dy direktivat evropiane për ligjin e ri për strehimin dhe për ligjin e ri për refugjatët.
Për mendimin e Zv/ministrit të Punëve të Brendshme sistemi në dobësim i sigurisë është praktika e dërgimit në shërbim të nëpunësve të policisë nga brendësia e vendit deri te kufiri. Ky fakt kërcënon situatën e gjenerimit të krimit. Prandaj parashikohet të shtohet stafi i Drejtorisë së Përgjithshme “Policia kufitare”.
“Aktualisht MPB-ja është duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për t’ia propozuar Këshillit të Ministrave ndërtimin e një pengese tjetër prej 131 kilometrash në kufirin Bullgari-Turqi – tha z. Krasimir Cipov. – Besoj se brenda vitit të ardhshëm do të ketë rezultate. Kjo pengesë do të jetë e dobishme po të shfrytëzohet së bashku me aplikimin e politikave të tjera. Njëra prej tyre, bile në nivel evropian, është ripranimi i refugjatëve. Për fat të keq dy vitet e fundit Bullgaria nuk mund të mburret se ka arritur rezultate serioze në këtë drejtim.”
Sipas Zv/ministrit Cipov nga baza e mirë e periudhës 2009-2013 nuk është përfituar në mënyrën e duhur për sa i përket krizës me refugjatët nga Siria. Pengesa me gjatësi prej 30 kilometrash në kufirin Bullgari-Turqi nuk ka qenë masa adekuate nëse janë ndarë para nga buxheti i të ashtuquajturit “ripranim në mënyrë vullnetare”. Bullgaria ende nuk ka programe për këtë veprimtari e cila të financohet me para shtetërore. Z. Krasimir Cipov është i bindur se pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, e cila marrëveshje ishte nënshkruar midis BE-së dhe Turqisë vitin e kaluar, vala e imigrantëve do të pakësohet. Për mendimin e Zv/ministrit Cipov dialogu mes përfaqësive diplomatike dhe konsullore të vendeve të rajonit të Afrikës Veriore gjithashtu është me rëndësi të madhe, sepse ka shumë imigrantë nga vendet aty. Nëse imigrantët vullnetarisht ripranohen në vendlindjet e tyre do të pakësohet numri i azilkërkuesve në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..