“Po e presim politikanin e cili është i zot i shprehjes metaforike, flet në mënyrë interesante dhe njëkohësisht është i saktë”, vë në dukje Doc. Nadezhda Staljanova në lidhe me librin “Portretet gjuhësore të politikanëve dhe gazetarëve bullgarë – pjesa e dytë”. Autori tjetër i librit është Dr. Vlladisllav Millanov. Të dy janë pedagogë në Katedrën e Gjuhës Bullgare të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe e kanë themeluar Qendrën për Analizë të të Folurit të Politikanëve dhe Gazetarëve. Pjesa e dytë e librit vazhdon të trajtojë temën e pjesës së parë dhe nxjerr në pah momente të zgjedhura nga sjellja dhe mënyra e të folurit e disa politikanëve aktualë.
“Politikanët bullgarë qëndrojnë në dy skajet e të folurit publik – sqaron Doc. Staljanova. – Nga njëra anë kemi të bëjmë me një të folur plot klishe dhe fjalë abstrakte. E quajmë atë “të folurit e ri të Brukselit”. Bëhet fjalë për fjalimet institucionale, të cilat përmbajnë pak informacione. Disa deputetë bullgarë demonstrojnë superioritet intelektual jo vetëm mbi zgjedhësit, por dhe mbi kolegët e tyre. Pra, shprehin fjalë të shumta, por të pakuptimta. Ose përdorin të folurit jo zyrtar, sikur janë mes miqve të tyre. Për linguistikët këto dy lloje të të folurit publik nga tribuna e Kuvendit Popullor ose në media duket jo në vend. Na mungon mesi i artë, pra politikani i cili mund të shprehet në mënyrë të qartë dhe njëkohësisht të kuptimplotë. Politikani i cili do t’u përgjigjet pyetjeve konkrete në mënyrë konkrete, pra shprehjet e tij të përcjellim mesazhe te gazetarët dhe publiku. Në Bullgari ende nuk ka lindur një politikan i tillë.”
Në librin e ri autorët përshkruajnë portretet gjuhësore të politikanëve të njohur bullgarë. Për herë të parë në këtë botim janë hedhur intervista me aktorë, poetë, sportistë, gazetarë dhe përkthyes bullgarë, ku theksi është vënë mbi të folurit e politikanëve.
A e ka humbur vetën politikani bullgar në përkthim?
Kësaj pyetje i përgjigjen përkthyes në gjuhën bullgare dhe nga gjuha bullgare. Për mendimin e përkthyeses znj. Mariana Hill, “politikani bullgar preferon ta humbas veten e tij në përkthim. Ka disa politikanë të cilët shpërdorojnë me përkthyesin, duke mos marrë parasysh se përkthimi nuk ka të bëjë vetëm me njësi frazeologjike dhe shprehje, por është dhe përkthim i kulturës dhe mentalitetit”. Znj. Elena Krejçova, përkthyese në nivel qeveritar në Çeki komentoi: “Shpeshherë politikani bullgar nuk merr në konsideratë se fjalimi i tij duhet përkthyer dhe fillon të flasë pa pushim. Fjalitë e gjata nuk mund të përkthehen në mënyrë adekuate kur kemi përkthim të njëpasnjëshëm. Zakonisht përkthyesi arrin të përkthejë fjali të cilat zgjatin jo më se një minutë”. Znj. Nikolla Uearmaut, përkthyese në konferenca punon në dy institucionet – Komisioni Evropian dhe Këshilli i Ministrave, ku negociatat janë rutine dhe përfshin tema specifike. “Është e vështirë të përkthehet politikani, pavarësisht kombësisë së tij, kur lexon fjalimin e vet nga letra dhe e lexon atë shpejt dhe pa intonacion të përshtatshëm. Politikani po të flasë me shpejtësi normale bile në mënyrë të improvizuar, pavarësisht faktit a është bullgar ose i huaj, përkthyesi do të arrijë të përcjellë sa më drejtë mesazhin e tij”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..