Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – me interesa të reja ndaj euros

Foto: arkiv

Pikërisht kur Bullgaria për herë të parë që prej disa vitesh i shkeli kriteret e Maastrihtit për aderimin në eurozonë dhe tejkaloi deficitin e lejuar publik prej 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, autoritetet në Sofje vendosën përsëri të përfshijnë në rendin e ditës të vendit miratimin e euros. Ndoshta shembulli i Lituanisë, e cila është vendi i fundit, i cili hyri në eurozonë më 1 janar të vitit 2015, e provokoi interesin e autoriteteve bullgare ndaj valutës së përbashkët evropiane, sepse pikërisht atje Ministri i Financave Vlladisllav Goranov njoftoi për qëllimet e reja të qeverisë për të kërkuar nga 19 vendet, të cilat e përdorin euron, një hartë rrugore me angazhimet e vendit tonë dhe reformat, të cilat duhet të kryejmë, që të hyjmë në eurozonë.

Në parim, miratimi i euros në vendet anëtare të BE-së është një çështje, e cila është shënuar që në marrëveshjet e tyre të aderimit. Atje shkruhet se ato marrin angazhimin për t’i zëvendësuar valutat e tyre kombëtare me euron, pasi janë gati për këtë. Deri tani këtë e kanë bërë 19 prej vendeve anëtare, të cilat formojnë të ashtuquajturën “zonë evropiane”. Jashtë këtij bashkimi valutor mbeten disa vende si Polonia, Çekia, Rumania, Bullgaria, Hungaria etj. Shkaqet për këtë mungesë entuziazmi sa i përket zëvendësimit të monedhës së tyre kombëtare me atë të përbashkët evropiane janë të ndryshme, por ka dhe një shkak të përbashkët dhe ky është pesimizmi gjithnjë e më i madh nga dobia e një reforme kaq të madhe financiare dhe ekonomike në sfondin e shembujve jo shumë inkurajues dhe në kontekstin e arritjeve jo shumë të mëdha ekonomike në tërë këtë zonë.

Sidoqoftë, detyrimi për vendosjen e euros mbetet për çdo një prej vendeve anëtare të BE-së. Çështja është të zgjidhet momenti më i përshtatshëm. Sipas disa ekspertëve, për Bullgarinë ky moment ka qenë mu para krizës financiare botërore nga viti 2008 dhe 2009, kur financat e saj publike dhe treguesit makroekonomikë ishin të shkëlqyeshëm dhe u përgjigjeshin kërkesave më të rrepta të Maastrihtit. Për një ose tjetër shkak, por kryesisht për shkak të vëmendjes së madhe nga ana e autoriteteve bullgare dhe e vendeve në eurozonë, atëherë nuk u shtrua seriozisht çështja për lidhjen zyrtare të martesës valutore midis dy palave. Në atë kohë as Bullgaria kishte nevojë të madhe për euron, as zona valutore kishte dëshirë të madhe për aderimin e një anëtari të ri me problemet e tij suplementare.

Pse pikërisht tani Sofja e shtron çështjen e aplikimit të euros?

Sipas Ministrit të Financave aktualisht ka konsensus politik mbi këtë çështje dhe mund të pritet që Bullgaria të vendosë euron deri në vitin 2020. Sipas tij Bullgaria do të fitojë nga euroja, sepse ndërrimi i levit me euron do të ketë efekt pozitiv ekonomik mbi vend. Sipas fjalëve të tij, resursi financiar i vendit do të jetë më i lirë. Përveç kësaj atëherë nuk do të ketë nevojë për llogaritjen e rrezikut valutor dhe kjo do të çojë në rritjen e investimeve të huaja. Sipas Vlladisllav Goranovit, në Bullgari nuk do të vëzhgohet rritje e çmimeve të mallrave dhe e shërbimeve pas aplikimit të euros, siç ndodhi në vendet e tjera, sepse disponojmë mekanizma për kontrollimin e çmimeve.

Mirëpo, një sërë vëzhguesish janë të mendimit se kohët e fundit eurozona ka humbur në mënyrë të konsiderueshme autoritetin e saj para anëtarëve të saj potencialë. Një prej shpresave të mëdha të lidhura me euron kishin të bënin me stabilitetin e kurseve valutore. Mirëpo, në fakt, në eurozonë nuk vëzhgohet një stabilitet i tillë, siç pritej. Fakti se valuta e përbashkët nuk është ilaç për problemet e brendshme ekonomike, u ripohua edha nga shembulli i Greqisë, e cila gjatë disa viteve të fundit mundohet në agoni financiare dhe vuan nga goditjet e krizës ekonomike. Këto dy shkaqe, si dhe fakti se 68 për qind e bullgarëve kanë rezerva ndaj euros, i bëjnë jo pak ekspertë ekonomikë në Bullgari për të bërë rekomandime për vonimin e miratimit të valutës së përbashkët evropiane para se të mos jenë përsosur mekanizmat e përbashkëta valutore. Akoma më tepër se edhe në anën tjetër nuk ka dëshirë të madhe për aderimin e Bullgarisë në eurozonë. Paraqitja e fundit e dobët e ekonomisë bullgare dhe perspektivat jo shumë të mira para saj, për mendimin e ekspertëve, e provokojnë të rritin edhe më shumë kujdesin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punësimi në Bullgari është ndër më të lartët në BE, por mbi 1 milion njerëz nuk punojnë

Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-10-22 11.12.PD

Bullgaria mbetet ndër vendet e BE-së me borxhin më të ulët

Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..

botuar më 25-10-22 9.33.PD

Kristine Lagarde thekson përfitimet për Bullgarinë nga adoptimi i euros

Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..

botuar më 25-10-20 11.39.PD