Pianisti Rumen Toskov-Rupeto u nda nga jeta në vitin 2010, që të shkojë në një botë më të mirë, ose të paktën kështu mendojnë të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij. Ai kishte veti, të cilat në shikim të parë janë tepër kontradiktore për një artist.
“Ai u nda nga jeta shumë herët dhe prindërit tanë kishin nevojë për më shumë kohë, që të realizohet ky projekt – thotë Magdalena Stoillova. – Një vit pas vdekjes së Rupeto babi na dha idenë për botimin e këtij libri. Për këtë qëllim ai seleksionoi fotografitë më të përshtatshme. Babai ynë Dimço Toskov ishte njeriu, i cili mblidhe gjithçka të shkruar dhe të publikuar në shtyp për vëllanë tim. Në fakt tërë fisi i babait tim përbëhet prej muzikantësh. Gjyshi im Petër Toskov i binte fizarmonikës në festa të ndryshme. Ky profesion u trashëgua nga katër djemtë e tij, ndër të cilët është dhe ati im. Kështu, brez pas brezi, trashëgohej gjeni muzikor i fisit tonë. Rupeto ishte shumë i talentuar dhe mendoj se talenti i tij është i një niveli botëror. Unë i shkrova të dhënat biografike në libër. Vendosa se do të ishte një ide e mirë, në qoftë se botohen në libra edhe kujtimet e miqve të tij. Për fat të mirë të gjithë ata e pranuan këtë ide timen shumë mirë.”
“Në fund të jetës së tij ai punonte mbi disa vepra – mbi muzikën e pjesës teatrale “Mbreti i druajtur”, mbi përpunimin muzikor të këngës popullore “Jam e bardhë, o trim!”, mbi orkestrimin e ri të këngës “Si një copëz akull” – e vazhdon tregimin e vet Magdalena Stoillova. Pak para kësaj kisha kuptuar se Rupeto do të jetonte akoma disa muaj. Duke e dëgjuar kompozimin në interpretim të Hilda Kazasjanit nuk mund të besoja, mendoja se mjekët kanë bërë ndonjë gabim. Kaq e bukur dhe e butë ishte kjo copëz akull, i cili çdo ditë shkrihej gjithnjë e më shumë.”
“Qëllimi im është që muzika e krijuar nga Rupeto të interpretohet edhe në të ardhmen, që të mos harrohet – pohon Magdalena Stoillova. – Desha që krijimtaria e tij të jetë e gjallë edhe pas nisjes së tij, siç unë preferoj të flas për vdekjen e tij. Rupeto jetoi në mënyrën në të cilën ai e donte dhe bënte atë, që atij i pëlqente më shumë dhe pikërisht – kompozonte dhe dëgjonte muzikë, i pëlqente njerëzit, me të cilët punonte, udhëtonte shumë. Ai ishte një njeri i lumtur. A mos është më mirë të kesh një jetë të shkurtër, por plot vlerë dhe ëndrra të plotësuara...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Magdalena Stoillova-Toskovës
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..