Bullgaria ka shënuar një farë përparimi, por të pamjaftueshëm, ndërsa besimi popullor është i minuar. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problem. Kjo shënohet në raportin e fundit të KE për Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Kontrollit. “Për asnjërën prej fushave që janë nën monitorim: pavarësia e gjykatës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Bullgaria nuk ka shënuar përparim gjatë 18 muajve të fundit” – tha në intervistë për Radio Bullgarinë Ivanka Ivanova, Drejtore programore e Institutit “Shoqëria e hapur”.
“Nuk duhet të mashtrohemi nga toni, është me rëndësi çfarë shkruan në raport dhe çfarë është krahasimi me Rumaninë, vazhdon ajo. Do të rikujtoj, se disa prej shteteve anëtare të BE deklaruan, se presin seri raportesh të mira për Bullgarinë dhe Rumaninë, për të marrë vendimet politike për aderimin tonë në strukturat e tjera të BE si hapësira Shengen. Sipas meje, anëtarësimi ynë në Eurozonën gjithashtu është në varësi nga përparimi i shënuar. Fakti është, se Rumania merr një raport shumë të mirë, ndërsa ai për Bullgarinë, me gjithë se përmban ton të butë, shënon mungesën e përparimit”.
KE përsëri u drejton Bullgarisë 16 rekomandime. Shumica prej tyre janë përsëritje të atyre të korrikut të vitit 2012.
“Së pari, ka rekomandim të qartë, të vihet në veprim Plani i miratuar nga Kuvendi Popullor për aktualizimin e Strategjisë për reformën e gjyqësorit, në të cilin janë parashikuar garanci organizative për pavarësinë e gjykatës, komenton rekomandimet e raportit Ivanka Ivanova. Duke lexuar tekstin, mbetem me përshtypjen, se KE përkrah ndarjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dy dhoma të veçanta. Njëra – të marrë vendimet për zhvillimin e karrierës dhe emërtimet e prokurorëve, tjetra – vetëm për gjykatësit. KE ka nënvizuar edhe më përpara, se problemi kryesor i Këshillit të Drejtësisë është fakti, se prokurorë që janë anë e procesit, marrin pjesë në procedurën e emërimit dhe pas kësaj në zhvillimin e gjykatësve në karrierë. Jo rastësisht duke radhitur prioritetet, KE vë në vendin e parë garancitë për pavarësinë e gjykatës. Në drejtim të masave për luftë kundër korrupsionit rekomandohet qartësi për këtë cili organ shtetëror mban përgjegjësinë kryesore për formulimin e politikës së shtetit për luftë kundër korrupsionit, i cili të koordinojë organet e tjera të krijuara në këtë drejtim. Sipas mendimit tim, më të rëndësishme janë rekomandimet për zbatimin e pjesës së parë të Planit për aktualizimin e Strategjisë për reformë në sistemin e gjyqësorit, e pikërisht ndarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dy dhoma. KE mbron rekomandimin, i cili figuronte edhe në raportin e mëparshëm, që anëtaret e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga kuota profesionale të zgjidhen me zgjedhje të drejtpërdrejta nga magjistratët, që tashmë është parashikuar në ligjin tonë. Këto rekomandime duhet të bëhen prioritet. Qeveria nuk ka kredi politike që te merret me rekomandime të tjera, të cilat në fakt janë funksion i problemeve të pavarësisë së gjykatës.”
A mund të realizohen këto rekomandime?
“Ka shans të madh kjo të ndodhet, nëse dëgjojmë qëndrimin kategorik të partisë më të madhe në koalicionin në pushtet – GERB – vazhdon Ivanka Ivanova. Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov kishte angazhimin vet të zhvillojë bisedime në Kuvendin Popullor përkrahjen politike për Planin e aktualizimit të Strategjisë për reformën e sistemit gjyqësor. Sipas meje, Kryeministri aktualisht sikur sillet si një arbitër i pavarur midis partive më të vogla në koalicionin në lidhje me këtë, çështje”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..