Më 10 shkurt Kisha Ortodokse nderon kujtesën e Shën dëshmorit të Madh Harallambi. Që nga kohërat e lashta ai konsiderohet për përkrahës të bletarëve, të cilën në po këtë ditë kremtojnë festën e vet profesionale. Në kishë shpihet mjaltë për përurim.
Në kalendarin folklorik bullgar ka dhe data të tjera, të caktuara për nder ndaj bletës dhe produktet e bekuara, me të cilat ajo i dhuron njerëzit. Gjatë muajit korrik është dita e Shën Prokopit, të cilin populli tonë e quan bletërritës. Atëherë po kështu kryhen rite dhe shërbesa për një prodhim më të mirë të mjaltës, për shëndet dhe begati. “Një vajzë e vogël e çuditshme ka fluturuar nëpër luadhe, ka kënduar këngë të bukura, kur është kthyer në shtëpi, ka gatuar një gjellë shumë të mirë” – kjo është një nga gjëegjëzat më të mira të shpërndara për bletën. Bletës i janë përkushtuar shumë këngë të llazareve si dhe këngë lidhur me Krishtlindjen, në të cilat drejtohet urim ndaj vajzave të reja të jenë punëtore si bletët, kurse kur tu vij koha – të shtohen si to. Tregohen dhe legjenda, të cilat sqarojnë sesi “insekti i përuruar nga Zoti” ka marrë një dhuratë të madhe – çdo gjë, e cila del prej saj të jetë e mirë dhe shëruese.
“Nuk ka gjë më të ëmbël nga mjalti, nga i dashuri gjë më të mirë e të dashur nuk ka” – kjo thënie takohet shpesh në këngët popullore.Në dasmë luhen me mjaltë pragu i sipërm dhe i poshtëm i derës së shtëpisë, përmes së cilës do të kaloj nusja. Pa mjaltë nuk përurohen tryezat për natën e Buzmit të madh, dhe duke u gdhirë Shën Vasili. Me të zbusin disa nga sëmundjet më të tmerrshme – si fruthin murtajën e të tjera. Bura e paracaktuar për një sërë ritesh po kështu lyhet me mjaltë. Me mjaltë dhe dyllë nuk mund të bëhet magji, por me to prishet “syri i keq”. Përdoren në mjekësinë popullore. Vet dylli është viktimë e Zotit, sepse prej tij bëhen qirinjtë të cilat i ndezim në kishë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..