Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një vajzë e vogël e çuditshme fluturonte nëpër fusha dhe luadhe” – legjenda për bletën

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 10 shkurt Kisha Ortodokse nderon kujtesën e Shën dëshmorit të Madh Harallambi. Që nga kohërat e lashta ai konsiderohet për përkrahës të bletarëve, të cilën në po këtë ditë kremtojnë festën e vet profesionale. Në kishë shpihet mjaltë për përurim.

Në kalendarin folklorik bullgar ka dhe data të tjera, të caktuara për nder ndaj bletës dhe produktet e bekuara, me të cilat ajo i dhuron njerëzit. Gjatë muajit korrik është dita e Shën Prokopit, të cilin populli tonë e quan bletërritës. Atëherë po kështu kryhen rite dhe shërbesa për një prodhim më të mirë të mjaltës, për shëndet dhe begati. “Një vajzë e vogël e çuditshme ka fluturuar nëpër luadhe, ka kënduar këngë të bukura, kur është kthyer në shtëpi, ka gatuar një gjellë shumë të mirë” – kjo është një nga gjëegjëzat më të mira të shpërndara për bletën. Bletës i janë përkushtuar shumë këngë të llazareve si dhe këngë lidhur me Krishtlindjen, në të cilat drejtohet urim ndaj vajzave të reja të jenë punëtore si bletët, kurse kur tu vij koha – të shtohen si to. Tregohen dhe legjenda, të cilat sqarojnë sesi “insekti i përuruar nga Zoti” ka marrë një dhuratë të madhe – çdo gjë, e cila del prej saj të jetë e mirë dhe shëruese.

Dikur, përpara shumë e shumë kohëve, bleta i ka bërë një mirësi të madhe Zotit, por vet ajo ka pësuar incident. Që të mund t’i shpërblehet dhe ta dekoroj, ai e ka përuruar. Ja dhe se çfarë ka rastisur, sipas legjendës: Zoti ka vendosur të martohet me diellin dhe ka ftuar të gjitha qeniet e gjalla. Vetëm djallin nuk e ka ftuar. Zoti i së keqes është inatosur shumë, i ka hipur kaluar lepurit dhe ka vajtur në shtëpinë e Zotit. Ka filluar të qesh dhe ka filluar të flasë diçka. Që të mund të marrë vesh se çfarë po thotë djalli, Zoti ka dërguar bletën, e cila “fluturon lehtë dhe ecën shpejt”. Ka vajtur ajo tek kapela e djallit dhe ka dëgjuar se çfarë flet: “Sa budalla është ky që të martohet me diellin. Tani një diell ndriçon dhe gjatë verës djeg çdo gjë. Por, kur të shtohen dhe bëhen shumë diej, çfarë do të bëhet?” Bleta ka fluturuar për të treguar se çfarë ka dëgjuar, por djalli e ka parë dhe ka filluar ta ndjekë. Ka filluar të hedhë mbi të shigjeta dhe e ka goditur në kryqe. E plagosur, e përkulur më dysh bleta mezi ka shpëtuar, por ka arritur tek Zoti. I ka treguar të gjitha, ai ka filluar të mendohet dhe ka anuluar dasmën. Por, bleta ka qenë shumë e mjeruar – përveçse ka qenë e plagosur, nga frika ajo “ka bërë belanë”, dhe i ka ardhur turp të paraqitet përpara miqve të tjerë. Atëherë Zoti e ka qetësuar dhe i ka thënë: “Mbylle gojën dhe mos qaj! Do të jetosh dhe kështu e përkulur më dysh. Dhe përsëri do të jesh e bukur dhe stolisur dhe gjithmonë do të këndosh. Kurse për belanë mos u bëj merak, që tani e tutje të jenë të bekuara dhe të mbajnë erë të mirë. Le të mi dhurojnë si një peshqesh të mirë e të dashur. Ajo që është e turpshme dhe e pistë tek kafshët e tjerë, për ty të jetë e pastër, e ëmbël dhe e shenjtë”. Kështu bleta është bërë e nderuar dhe e përuruar përpara të gjithëve, kurse “papastërtitë” e saj janë bërë mjaltë dhe dyllë. Kjo histori është e shkruar në fillim të shekullit të XX-të nga etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov. Përralla të këtij lloji ai ka gjetur në fshatrat rreth Sofjes, Botevgradit, Montanës, Svishtovit e të tjerë.

Sipas një legjende tjetër përurimi i ka qenë dhënë dhe për merita të tjera. Kur Zoti dhe djalli kanë dalë në garë për faktin se kush i pari do të krijoj tokën, qiellin dhe kafshët, secili ka menduar planin e vet. Blera përsëri ka qenë e dërguara sekrete dhe ka dëgjuar qëllimet e djallit – ta bëjë tokën më të vogël nga qielli, dhe ta mbulojë me të, që të mund të mbrojë njerëzit dhe kafshët. Fundi i historisë përsëritet – insekti i vogël është plagosur nga simboli i së keqes dhe i dekoruar nga Zoti.

“Nuk ka gjë më të ëmbël nga mjalti, nga i dashuri gjë më të mirë e të dashur nuk ka” – kjo thënie takohet shpesh në këngët popullore.Në dasmë luhen me mjaltë pragu i sipërm dhe i poshtëm i derës së shtëpisë, përmes së cilës do të kaloj nusja. Pa mjaltë nuk përurohen tryezat për natën e Buzmit të madh, dhe duke u gdhirë Shën Vasili. Me të zbusin disa nga sëmundjet më të tmerrshme – si fruthin murtajën e të tjera. Bura e paracaktuar për një sërë ritesh po kështu lyhet me mjaltë. Me mjaltë dhe dyllë nuk mund të bëhet magji, por me to prishet “syri i keq”. Përdoren në mjekësinë popullore. Vet dylli është viktimë e Zotit, sepse prej tij bëhen qirinjtë të cilat i ndezim në kishë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD