Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Haskovo – qyteti i rekordeve

БНР Новини
Foto: BGNES

Kohët e fundit qyteti Haskovo doli nga anonimiteti duke zërë vendin e merituar në hartën turistike të Bullgarisë. Qyteti jugor dhe fshatrat fqinje të shpërndara në rrezet e malit Rodopa, janë plot objekte interesante dhe tërheqëse. Historia  mijëvjeçare e kësaj krahine të Bullgarisë është në thelbin e një sërë itineraresh. Duke ardhur këtu turisti bredh nëpër gjurmët e trakëve të lashtë,  kthehet në Mesjetë, kur ato rajone kodrinore ishin pjesë e Shtetit të Parë Bullgar. Udhëtari mbetet i magjepsur nga atmosfera e ruajtur e vendbanimeve të bukura të krahinës.

Pikënisja e itinerareve në rajon është vet qyteti Haskovo, i njohur më tepër si Qyteti i Hyjlindëses. Statuja vigane e Nënës së Zotit  si një mbrojtëse ngre shtat krenar mbi qytetin. Figura e Shën Mërisë me birin në gjinj u ngrit në vitin 2003 në kodrinën Jamaça. Me  gjatësinë e saj nga 33 metra ajo kujton statujën e Jisu Krishtit në Rio de Zhanejro. Banorët vendas krenohen jo vetëm me statujën e bukur, e cila shihet nga të gjitha këndet e qytetit Haskovo, por edhe me faktin, se ky është monumenti më i lartë i Hyjlindëses në mbarë botën. Një dëshmi për këtë është fakti, se para nja 10 vitesh skulptura madhështore u përfshi në Librin e Rekordeve të Ginesit. Skulptura ngrihet mbi një kishë e vogël i kushtuar Shën Mërisë. Besohet, se lutjet që bëhen këtu dëgjohen, gjë për të cilën dëshmojnë falënderimet e regjistruara në librin e kishës. “Simboli nuk u zgjodh rastësisht – shpjegon Krasimir Pilev, drejtor i Qendrës Turistike të Informacionit dhe shton:

“Në rajonin e qytetit Haskovo gjithnjë ka qenë një kult i veçantë, një respekt i theksuar  ndaj Nënës së Zotit, gjë për të cilën dëshmojnë një sërë artefaktesh. Të gjitha ato mund të shihen në Muzeun Rajonal Historik. Përveç kësaj që nga koha më e lashtë Lindja e  Hyjlindëses respektohej si një nga festat më të mëdha. Ja përse edhe 8 shtatori, kur bie kjo festë kishtare, është shpallur Ditë e qytetit Haskovo. Dhe kjo është një nga arsyet, për të cilat në qytet u ngrit këtë monument.”

Para dy vitesh banorët e qytetit mblodhën mjete, që të ndërtojnë pranë monumentit madhështor të Nënës së Zotit një kambanore. Kështu pranë statujës së Hyjlindëses ngriti shtat një strukturë me lartësi 30 metra me tetë kambana përbrenda, pesha e të cilave është pothuajse një tonë. Çdo mesditë ushtima e tyre dëgjohet edhe në lagjet më të largëta të qytetit. Kambanorja konsiderohet se është njëra prej më të lartat në Ballkan. Nga kati i fundit para syve hapet një pamje të mrekullueshme te rajoni përreth qytetit Haskovo.

Duket, se banorët e këtij qyteti bullgar janë admirues të rekordeve. Afër monumentit më të lartë të Hyjlindëses në botë dhe në një afërsi të drejtpërdrejt të njërës prej kambanoreve më të larta në Gadishullin Ballkanik, ata ngritën edhe shtizën më të lartë në të cilën valëvitet flamuri kombëtar i Bullgarisë. Lartësia e shtizës prej metali është 32 metra, ndërsa përmasat e flamurit janë  të mëdha 6 nga 9 metra. Kështu flamuri bullgar shihet nga larg duke u kthyer në një simbol të krenarisë kombëtare të banorëve të qytetit. Edhe një rekord tjetër lavdëroi qytetin vitet e fundit:

“Haskovo është një qytet tërheqës. Më pëlqen të them, se reklama më e mirë e qytetit janë njerëzit, të cilët tashmë e kanë vizituar. Mikpritja e banorëve, që karakterizohet me  përzemërsinë e rajoneve jugore, i bënë përshtypje secilit që vij këtu. Qyteti dallohet me pastërtinë dhe me gjelbërimin. Dhe nuk kishte asgjë e çuditshme, se në vitin 2011 ai u shpall qyteti më i gjelbër i Bullgarisë” – tregon zoti Pilev dhe shton, se për këtë dallim një meritë ka edhe parku Jamaça – më i madhi në këtë pjesë të vendit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD