Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi “Muaji i konsultimeve politike”

Foto: arkiv

Shumica e Parlamentit të 43-të bën përpjekje reale për zhvillimin e reformave kyçe dhe tashmë ka rezultate konkrete. Këtë e pohuan përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të partisë GERB gjatë takimeve të fundit me presidentin Rosen Plevneliev në kuadrin e konsultimeve politike me forcat politike parlamentare. Sipas grupit më të madh parlamentar aksenti i këtij viti do të jenë reformat e sektorit “Siguria”. Presidenti dhe drejtoria e grupit parlamentar të partisë GERB kanë njëzëshmëri për këtë  se ndryshimet në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të bëhen në momentin e fundit dhe ato duhet të përgatiten me vëmendje të madhe.  Ishte shpallur përkrahja për propozimin e presidentit për referendum të lidhur me ndryshimin e rregullave zgjedhore, i cili mund të zhvillohet bashkë me zgjedhjet lokale të vjeshtës.  Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Partisë Socialiste Bullgare – Bullgaria e Majtë, shprehën pozitën e tyre se marrëveshjet e lidhur nga qeveria me 4 bankat për borxh prej 8 mln. euro krijon rrezik për stabilitetin financiar.  Përveç kësaj sipas tyre efekti i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë sjell rreziqe për shtetin tonë dhe duhet të kërkohen mundësi për kompensimin e ndërmarrjeve bullgare që pësojnë humbje. Në takimin e tyre me presidentin nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë deklaruar përkrahjen e tyre kategorike për të ardhmen euroatlantike të Bullgarisë duke thënë se anëtarësia formale e shtetit tonë në BE dhe në NATO duhet të bëhet reale dhe të ndihet nga të gjithë shtetasit bullgarë. Përfaqësuesit e Lëvizjes nuk mendojnë se qeverisja aktuale mund t’i zhvillojë reformat e domosdoshme, sepse vatë formula e qeverisjes gjeneron paqëndrueshmëri.  Nga reformat në sektorët “Siguria” dhe “Drejtësia” varret suksesi i reformave në të gjitha sektorët e tjerë në shtetin bullgar. Kjo ishte pozita e përbashkët e kreut të shtetit dhe kryesisë së Bllokut të Reformatorëve.  Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore ishte diskutuar mundësinë për përforcimin e kontrollit të regjistrimit të zgjedhësve si mënyrë për pakësimin e blerjes së votave. Përfaqësuesit e Frontit Patriotik insistuan para presidentit për votim të detyrueshëm akoma në zgjedhjet e vjeshtës dhe e ndërmorën angazhimin për parashtrimin e ndryshimeve përkatëse legjislative në Kuvendin Popullor. Gjatë takimit të kreut të shtetit me Qendrën Demokratike Bullgare nga Grupi Parlamentar i propozuan presidentit Plevneliev që të organizojë një tryezë të rrumbullakët për referendumet dhe për legjislacionin e lidhur me to. Nga Grupi Parlamentar i partisë ABV propozuan zgjerimin e të drejtave të presidentit ndërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Nga partia mendojnë se presidenti ka nevojë për më shumë të drejta për organizimin e referendumeve. Vetëm Grupi Parlamentar i partisë “Ataka” nuk mori pjesë në konsultimet politike.

Të premten pas përfundimit të Muajit të konsultimeve politike presidenti Rosen Plevneliev diskutoi me kryeministrin Bojko Borisov prioritetet e qeverisë dhe gatishmërinë e saj për zbatimin e reformave. Kreu i shtetit nënvizoi se zbatimi i Strategjisë së aktualizuar për reformimin e sistemit gjyqësor është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për përparim në të gjithë sektorët e tjerë. Kryeministri nënvizoi se tashmë ka hapa konkrete në sektorin “Energjetika”.

Bojko Borisovi tha se gjatë disa ditëve të ardhshme do të pranohen 4 projektligji me anë të të cilëve do të zbatohet konsensusi i arritur gjatë Këshillit konsultativ për siguri kombëtare pranë presidentit për përfundimin e reformave në sektor “Siguria”. Vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për reformimin e shëndetësisë dhe të arsimit. Deri në fundin e muajit maj do të ofrohet një ndryshim i modelit të sistemit të pensionimit. Ishte shpallur pozita e përbashkët për përshpejtim maksimal të projekteve me financim evropian në kuadrin e periudhës së përfunduar programore 2007-2013 dhe për fillim të fortë të periudhës së re programore deri në vitin 2020.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD