Më 22 mars shënojmë Ditën Botërore të Ujit, një stuhi natyrore, pa të cilën ekzistenca jonë do të ishte e pamundur. Uji është ambienti, në të cilin lind çdo organizëm i gjallë, ai ushqen, ai pastron, ai e mban bilancin në natyrë. Mirëpo, në të njëjtën kohë ai vërshon dhe shkatërron gjithçka që has në rrugën e tij, kur ne nuk merremi në konsideratë rrjedhjen e tij të zakonshme. Vetëm një ditë pa këtë mrekulli vitale tërë ritmi i jetës së përditshme ngatërrohet. Në të njëjtën kohë kur kemi një bollëk të madh ujor rrallë herë mendojmë, se miliona njerëz në botë vuajnë nga mungesa e tij. Me uljen e rezervave të ujit të pijshëm gjatë dekadave të fundit, mbrojtja e resurseve ujore shndërrohet në një prioritet të gjithnjë e më shumë vendeve të mbarë botës. Data 22 mars i provokon njerëzit të mendojnë për funksionet e ujit dhe për mbrojtjen e tij. i tillë është edhe qëllimi i nismës “Java e ujit 16 – 22 mars”, e cila u organizua në vendin tonë vitin e tretë me radhë me ide të Shoqatës “Unë e dua ujin” dhe të Asociacionit Bullgar të Ujërave në partneritet me Ministrinë e Ambientit Rrethues dhe të Ujërave. Fillimi u vu me ekspozitën e fotografive “Çezmat e Bullgarisë”, në të cilën u prezantuan 50 nga çezmat më të bukura në vend. U organizuan dhe shfaqje të tjera tematike, u realizuan programe arsimore, atelie krijuese, laboratorë për eksperimente me ujin.
“Ka kohë që punojmë të afirmojmë datën 22 mars – tregon Antoaneta Sallfixh, kryetare e Shoqatës “Unë e dua ujin”. – E bëjmë me idenë të tërheqim vëmendjen e njerëzve mbi resurset ujore dhe stuhinë e ujit. Dhe sa më shumë arrijmë të afirmojmë këtë iniciativë botërore, aq më të mëdha janë emocionet këtë ditë. Festa është bërë një arsye e mirë, që njerëzit të fillojnë të mendojnë. Tani, në këtë stinë, kur ngrihet stuhia e ujit është më mirë të flitet për forcën shkatërruese të tij. Dhe ne duhet të marrim në konsideratë këtë fakt. Nuk duhet të mendojmë se ne mund të orientojmë rrjedhjen e ujit atje ku dëshirojmë. Uji është miku ynë, prandaj duhet të jetojmë sipas ligjeve të natyrës, që ta arrijmë ta shfrytëzojmë. Ai ndjek ciklin e natyrshëm, i cili ngandonjëherë na duket shkatërrues. Mirëpo, në thelbin e tij uji ka për detyrë të mbrojë jetën. Dhe në se diçka qëndron në rrugën e tij, ai patjetër do të zhdukë atë, që i pengon jetës. Për ujin mund të bisedojmë, të krijojmë këngë, të bëjmë vizatime, por nga mbarë zemra, me tërë dashurinë tonë, duhet të kërkojmë, që ai të jetë miku ynë.”
Dita e Ujit – 22 Marsi, që prej kohe shënohet në mbarë vendin. Prej katër vitesh në sajë të Shoqatës “Unë e dua ujin” dhe Asociacionit Bullgar të Ujërave aktivitetet i kushtuara kësaj dite bashkohen në sajë të Urës Ndërkombëtare Ujore e cila krijon një lidhje video onlajn në kohë reale. Kështu kjo veprimtari lidh qytete, institucione, organizata joqeveritare, diskutohen tema lidhura me ujin dhe me vetitë e ujit, paraqiten teknologji të reja në shfrytëzimin e rezervave ujore. Është tepër mirë, se çdo vit ato aktivitete japin mundësi për një dialog midis shoqërisë dhe institucioneve mbi prioritetet kryesore në mbrojtjen e resurseve ujore:
“Si përfaqësuese e një organizate joqeveritare mund të them, se që në fillim institucionet na zgjatën dorë – kujton Antoaneta Sallfixh. – Procesi është reciprok. Që të të kanë besim duhet të vërtetosh mundësitë. Pikëpamjet duhet të diskutohen dhe të kërkohet zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Pa u ndërpre duhet të shkëmbehet informacion dhe ide. Krahas kësaj duhet të vendosim një partneritet midis njeri tjetrit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..