Përmbytjet dhe zgjedhjet në bashkinë më të re Sërnica rikthyen në rendin e ditës tema për vet administrimin vendor. Problematikën aktuale bashkiake e komentoi për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive Ginka Çavdarova.
Është fakt, se vjet nga përmbytjet u dëmtuan më se 140 bashki. Filloi të flitet për “planifikim të urtë”, për krijimin e një fondi ndër bashkiak. Vallë, a u realizua kjo ide?
“Edhe tani natyra na hedh sfida, të cilat mendoj, se nënvleftësojmë. Para disa vitesh si rezultat i fatkeqësive u dëmtuan nja 20 – 30 bashki. Mirëpo, vjet dhe sivjet u prekën më se gjysma e bashkive në vend. Ideja e fondit “Solidaritet Bashkiak”, të cilin e krijuam pranë Shoqatës Kombëtare të Bashkive, është që vullnetarisht bashkitë çdo vit të investojnë një kuotë të caktuar. Në rast ndonjë fatkeqësie, shoqata angazhohet, që brenda 8 orëve të para pas fatkeqësisë të sigurojë shumën e grumbulluar. Kjo për arsye, se mekanizmat e centralizuara reagojnë mezi pas një muaji.”
Përsa i përket absorbimit të mjeteve evropiane, cilat janë gabimet që hasen më shpesh?
“Bëmë shumë gabime. Paralelisht filluam të përgatitim shumë projekte. Në të njëjtën kohë nënvleftësuam kapacitetin administrativ. Shoqata Kombëtare e Bashkive organizoi shumë trajnime dhe praktika për nëpunësit. Siguruam softuerin e domosdoshëm për qasjen me informacionin për projektet evropiane. Kjo na lejoi që në mënyrë elektronike të paraqesim dokumentet për projektet evropiane dhe të evidentojmë realizimin e tyre. Mirëpo, në nivel qendror ne vet ndërlikuam sistemin e administrimit të fondeve evropiane me procedura burokratike dhe me rregulla, që ndryshoheshin. Jemi me shpresë, se me ndryshimet e reja ligjore ato ndërlikime do të hiqen. Një problem për të gjithë – organet administrative, pushtetin vendor dhe beneficientët, është korrupsioni. Bashkë duhet të kërkojmë masa, për t’i dhënë fund korrupsionit. Kjo që të mos ketë shpërdorime me mjetet evropiane. Vetëm kështu do të garantohet efekti pozitiv i subvencionimeve për shtetin.”
Protesta, qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme... Pas një mandati aq intensiv, a janë gati bashkitë për zgjedhjet lokale gjatë vjeshtës?
“Deri tashti nuk kemi pasur një mandat aq dinamik, në të cilin të ndërrohen tre parlamente dhe pesë qeveri. Në këtë situatë dinamike dhe në sfondin e ndjeshmërisë së rritur të shtetasve, padyshim edhe në bashkitë ka një tension suplementar. Dhe në vend që të flitet për përmirësimin e jetës në vendbanimet tona, zhvillohen diskutime cila nga partitë është fajtore për situatën e keq. Duhet të shikojmë në të ardhmen, jo në të kaluarën. Jemi gati për zgjedhjet vendore, sepse e kemi të qartë çfarë bëmë në ato kushte të rënda. Mund të them, se rezultatet e arritura janë relativisht të mira. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë grumbulluan një përvojë të pasur, gjë që do të ndikojë pozitivisht mbi procesin elektoral dhe pas kësaj.”
Cilat janë projektet e përbashkëta të Shoqatës Kombëtare të Bashkive me organizatat e tjera të ngjashme të Ballkanit?
“Shoqata Kombëtare e Bashkive është njëra nga themeluesit e Rrjetit të Asociacioneve të Pushtetit Vendor të Evropës Juglindore (NALAS). Shoqata jonë ka një përvojë të pasur dhe përgjigjet për decentralizimin financiar. Gjatë majit jemi organizator i takimit vjetor të bashkive. Në kuadrin e tij do të mbahet një konferencë ballkanike iu kushtuar praktikave të mira në përballimin e fatkeqësive. Organizojmë edhe trajnime për shoqatat e vendeve të tjera ballkanike. Bashkitë në Ballkan kanë hapur dyert për kontakt të drejtë për drejtë midis tyre. Kështu arrijmë të komunikojmë dhe të shkëmbejmë jo vetëm informacion por edhe përvojë midis njeri tjetrit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..