Historia me e re e Bullgarisë është një varg bredhjesh dhe mundimesh në kërkimin e vëllait të madh ose të shpëtimtarit. Në dy Luftërat Botërore vëllai i madh ishte në Berlin, pas kësaj në Moskë, ndërsa sot në Bruksel. Ndërsa kërkimi i shpëtimtarit vazhdon edhe sot, me gjithë se Bullgaria është anëtare, edhe pse me i varfri, i klubit më të pasur në botë. Gjatë viteve shpëtimtari mishërohej në personin e politikanëve dhe partive të ndryshme, por njëri prej tyre gjithmonë rrezatonte një dritë të veçantë fisnike. E kishim lënë në harresë, por Sinodi i Shenjtë i Kishës ortodokse bullgare na rikujtoi.
Simeon Sakskoburgora hyri në historinë bullgare në vitin 2001, premtoi mirëqenie brenda 800 ditëve dhe ne e zgjodhëm Kryeministër. Qe nga ajo kohë shumë prej nesh përjetonin vështirësi me të qenët e tij –i shpallur pas vdekjes së të atit Boris të III për mbret të bullgarëve, por kurrë nuk ka sunduar dhe kurrë nuk ka abdikuar, fisniku u kthye pas viteve të kaluara në mërgim për të marrë postin Kryeministër të Republikës së Bullgarisë. Fati i tij nuk ndryshon shumë nga fati i “shpëtimtarëve” të tjerë, pas mandatit katër vjeçar mbreti që nuk mbretëroi ra në harresë, mirëqenia e premtuar kështu dhe nuk erdhi, por nga java e kaluar mbreti- republikan përsëri ka vend në titujt kryesor të gazetave. Sepse Kisha ortodokse bullgare vendosi, se ish kryeministri do të përmendet në të gjitha lutjet fetare nëpër kisha dhe manastire si mbret i bullgarëve në kohën e meshave publike dhe private.
Kështu kriza e identitetit, e cila e shoqëron Bullgarinë prej dekadash, përjeton një kulm të ri. Sepse për të folur për mbret të bullgarëve në një republikë është diçka jo adekuate. Në mënyre relativisht adekuate reagoi pushteti laik në personin e Presidentit, i cili i bëri apel Sinodit të Shenjtë të rimendojë vendimin e vet, të marrë në prag të 1150 vjetorit të krishterimit të bullgarëve.
Në qoftë se do të ndjekim logjikën, dalja në zgjedhjet parlamentare në vitin 2001 dhe kryesimi i kabinetit në republikën parlamentare është heqja dorë nga pretendimet monarkike. Simeon Sakskoburgota pranoi emrin e tij civil dhe postin republikan, por nuk hoqi dorë nga kurora. Ndërsa në ndërgjegjen e bullgarëve fisniku la shijen e hidhur të qëllimit të tij jo të fshehtë të kthimit në atdhe – pas tërheqjes së tij nga politika Sakskoburgota vazhdoi të punojë vetëm për rikthimin e ish pronave të tij. Si shumë paraardhës të tij në rolin e shpëtimtarit, mbreti hyri në politikë për të zgjidhur çështjet e veta personale. Tani Simeoni duhet të përmendet në lutjet fetare si mbret i bullgarëve. Çfarë do qofshin të ishin motivet e klerit të lartë, vendimi i tij i befasishëm vështirë do të arrijë ta rikthejë besimin vazhdimisht në shkrirje të besimtarëve në Kishën ortodokse bullgare.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi..