Një grupazh i armatosur mirë ditët e pushimit errësoi situatën në Maqedoni. Në një përleshje me policinë në Kumanovë dhjetëra njerëz u plagosën dhe u vranë. Presidenti Georgi Ivanov ndërpreu vizitën në Rusi për shkak të këtyre zhvillimeve. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ai shpalli, se policia parandaloi një sulm të koordinuar terrorist në rajone të ndryshme të vendit. Ai njoftoi gjithashtu se anëtarët e këtij grupazhi ishin ekstremistë dhe kriminelë nga rajoni dhe nga Lindja e Mesme, që janë me përgatitje të mirë ushtarake dhe me aftësi të luftojnë. Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski bëhet fjalë për grupazhin më të rrezikshëm terrorist në Ballkan. Si një përgjigje e pritur politikanët e rajonit dhe të botës u reaguan këtyre zhvillimeve. Ata shprehën shqetësim në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni. Në një deklaratë speciale sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stolltenberg ngul këmbë, që të gjitha liderët politikë të punojnë bashkë për rivendosjen e qetësisë dhe për një hetim të ndodhive në interes të vendit dhe të mbarë rajonit.
Mirëpo, ngjarjet mezi përfunduan dhe mezi duhet të pranohen si një gjë e papritur. Një dështim i sigurisë së brendshme të vendit ndoshta duhet të pritej pas krizës aq të vazhdueshme parlamentare dhe politike, në të cilën opozita nuk merrte pjesë në punën legjislative, ndërsa partnerët e koalicionit drejtues kanë mosmarrëveshje të mëdha, duke përfshirë edhe në qëndrimin ndaj presidentit. Një krizë e thellë parlamentare dhe politike në sfondin e armiqësive të papajtueshme jo vetëm në bashkinë politike maqedonase, por edhe në të shqiptare, e cila gjithashtu është pjesë e pushtetit. Një krizë parlamentare dhe politike në sfondin e një problemi të rëndë me emrin e Maqedonisë, gjë që është pengesë për pranimin e saj në NATO-në dhe në BE-në. Kjo është një problem i rëndë edhe për njohjen e karakterit autoqefal të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, gjë që e vë atë në një gjendje specifike në bashkinë ortodokse. Kriza e thellë e brendshme parlamentare dhe politike në sfondin e formimeve paraushtarake, që ekzistojnë që nga koha e konfliktit etnik nga viti 2001, të cilat prapë ngritin parullën për krijimin e Republikës Ilirida dhe ngulin këmbë që faktorët ndërkombëtarë ta detyrojnë pushtetarët maqedonas ta pranojnë, ndryshe do të asgjësojnë mbarë Ballkanin! Grupazhet paraushtarake, që ekzistojnë nga koha e konfliktit etnik nga viti 2001, në radhët e të cilëve sot ka ushtarë me përvojë grumbulluar në Lindjen e Mesme, ndoshta edhe nga vet “Shteti Islamik”.
Është e qartë, se atë që ndodh në Maqedoni ka nevojë jo vetëm për hetim, por edhe për një analizë të thelluar politike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat..
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose..