Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mëdhenjtë në biznes startojnë me dije financiare dhe shumë praktikë

БНР Новини
Foto: arkiv

Pyetjen se çfarë është e domosdoshme për fillimin e një biznesi personal në Bullgari e drejton çdo një njeri i ri, i cili hyn në jetë me shpresa të mëdha dhe me ambicie. Në qoftë se pyesim se çfarë është e domosdoshme për një start të suksesshëm, përgjigja në mënyrë të detyrueshme do të jetë, se më e rëndësishmja është të kesh një kapital fillestar, një ofis të përshtatshëm dhe ide, e cila të fillojë të punojë në praktikë. Lëshohet, dhe bile nënvleftësohet më e rëndësishmja, se ka nevojë për njerëz me një nivel të mirë të një përgatitjeje financiare dhe përvojë në sferën e tregjeve.

Inkurajimi i përgatitjes së mirë financiare është një temë e re për shkollën bullgare të zakonshme. Përvoja e shteteve me tradita në ekonominë e tregut tregon se, arsimi mbi sipërmarrësin në shkolla dhe në universitetet ndikon mbi biznes klimën. Parimi i “përvetësimit të dijeve përmes praktikës” aplikojnë prej viteve në shkollën për sipërmarrës, të krijuar tek ne nga Junion Achievement, organizata me tradita më të vjetra në fushën e biznes orientimit. Ideja është punimi i programeve arsimuese mbi një arsimim më të mirë financiar, të përshtatur me nivelin dhe interesat e nxënësve. Për këtë qëllim po propozohet një test për kompetencë të njerëzve nga të gjitha moshat. “Mësimi financiar nuk është thjesht një grumbull dijesh, por ai përfshin dhe mjeshtëri praktike, të cilat garantojnë sukses tek njerëzit e rinj në një mjedis me një konkurrencë të madhe” – sqaron Milena Stojçeva drejtoreshë ekzekutive e Junion Achievement në Bullgari.

Ivo Hristov ka përfunduar “Shkollën për sipërmarrës” të organizatës joqeveritare gjatë vitit 2007. Që atëherë zhvillon me sukses biznesin e vet personal dhe përmes shembullit të vet argumenton dobinë nga thellimi i dijeve për tregtinë dhe tregjet akoma në shkollë. Ivoja do që të shikojë më shumë të rinj të nxiten si ai pas biznesit. Thotë se, problemi më i madh është mungesa e bindjes tek njerëzit, se mund të kenë sukses me punë personale në Bullgari. “Suksesi është i arritshëm dhe kjo në afate të shkurtra – pohon Ivo Hristovi. – Më e vlefshmja në programin “kompani mësimore” është drejtimi praktik. Përgatitja teorike nuk i jep të gjitha dijet e mundshme, nga të cilat kanë nevojë sipërmarrësit. Fillova gjatë vitit 2007 bashkë me kolegë të tjerë nga universiteti. Për disa muaj në universitet duhej të krijojmë një kompani punuese, me të cilën të tregojmë se, kemi fituar mjeshtëri për ndërtimin e një kompanie të suksesshme. Vendosëm të bëjmë një kartë me orët e sakta të lëvizjes së furgonave në Sofje. Në këtë periudhë ato përdoreshin shumë, si alternativa më e shpejtë dhe e përshtatshme të transportit urban deri në rajonet me të largëta të kryeqytetit. Detyra dukej jo e komplikuar , sepse mendonim se do të përdorim një informatë nga interneti. Me një befasi të madhe saktësuam se, informata është e gabuar nga të gjitha anët. Atëherë, që të aktualizojmë itineraret, ne u detyruam me makinë, thjesht të ndjekim çdo një nga taksitë, që të mund të përgatisim kartën tonë shumë precize të itinerareve. Hasëm dhe shumë vështirësi. Ato vinin nga punëdhënësit, nga mungesa e kuptimit mes kompanive të taksive, humbje të durimit dhe të motivacionit në ekipin tonë. Sot, si drejtues i një kompanie personale, unë zbuloj sfida të ngjashme në biznes. Pasi përfundimit të arsimit, vetëm 50% nga ekipi i kompanisë mësimore, vazhdoi në këtë rrugë. Të tjerët kuptuan se, sipërmarrësia nuk është për ta. Është shumë më mirë, kur e kupton këtë, përpara se të kesh investuar shumë kohë dhe mjete, në diçka, që nuk sjellë të ardhura dhe kënaqësi. Që nga diplomimi im deri tani kam dhe një kompani të krijuar të suksesshme dhe një kompani të pasuksesshme, kurse në këtë moment po punoj dhe mbi një projekt të ri. Mund të dallojë dhe idenë punuese nga ajo e pasuksesshme. Më gëzon dhe fakti se, kompania ime e suksesshme u jep punë mbi 70 nëpunësve dhe ka shitje në të gjithë Evropën. Por përpara pesë vjetëve nuk qe kështu, biznesi dukej i vështirë dhe i pasigurt. Sot, kur zhvilloj kurse me studentët, unë inkurajoj më tepër veprimin, sepse praktika në mëson me sipërmarrësin. Është e vërtetë se vetëm 5% nga kompanitë e porsakrijuara në botë kanë një përparim. Kur ka dëshirë, njeriu nuk duhet të mendojë për dështim, por të jetë i zhdërvjellë dhe të bëj hapat e para në biznes.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD