Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Hykmete Bajrami: “Ka hapësirë të mjaftueshme që në shumë sektorë të bashkëpunohet me Bullgarinë”

Foto: mti-ks.org

Javën që shkoi në Sofje u mbajt Forumi i Ekonomik për Evropën Juglindore. Për herë të parë ishte ftuar dhe Kosova, e cila u përfaqësua nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami. E pyetur: “Në cilin drejtim Kosova pret mbështetje nga Bullgaria pasi që kjo e fundit të marrë kryesinë e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore?”, ministrja Bajrami u përgjigj kështu: “Fillimisht kërkojmë përkrahjen e Bullgarisë, që të kontribuojë duke qenë vend anëtar i BE-së, në liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të vetëdijshëm që liberalizimi i vizave nuk i zgjidh problemet ekonomike të Kosovës. Mirëpo, qytetarët tanë duhet të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm dhe të përfitojnë nga ky tregu i hapur, pjesë e të cilit jemi edhe ne.”

Në intervistën që dha për median tonë ministrja Bajrami theksoi nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë në fushën e promovimit të investimeve. Për mendimin e ministres heqja e tarifave doganore për të gjitha vendet e BE-së, e parashtruar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, nuk e zgjidh plotësisht çështjen e shkëmbimit tregtar. “Pritet nga ne, fillimisht qeveritarët dhe zyrtarët e tjerë të cilët janë përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik që të intensifikojmë kontaktet, të organizojmë më shumë konferenca dhe forume të tilla dhe pse jo të biem në nivel të bizneseve ku takimet B2B janë të rëndësisë së veçantë, sepse në fund të fundit janë ato në fakt të cilat bëjnë bashkëpunimin. Ne jemi përgjegjës për krijimin e një infrastrukture, qoftë fizike qoftë asaj ligjore, për të lehtësuar krejt këtë bashkëpunim. Mirëpo, mund të them se ka hapësirë të mjaftueshme që në shumë sektorë të bashkëpunohet me Bullgarinë”, vuri në dukje ministrja Bajrami.

Në lidhje me investimet e huaja, ministrja, e cila është dhe eksperte e marketingut, tha se vendet e Ballkanit duhet patjetër të fokusohen mbi zgjidhjen e problemeve të tyre ekonomike. Atë ministrja e komentoi, duke shpjeguar se kompanitë e huaja, të cilat dëshirojnë të investojnë në Ballkan, “para se të vijnë në zyrën e ministrave dhe agjencive për promovim të investimeve, shkojnë te kompanitë si motra dhe i pyesin ato se si është p.sh., për t’u bërë biznes në Bullgari apo si është të bësh biznes në Kosovë”. Ja pse, sipas fjalëve të ministres, duhet bërë punë konkrete, njëherë ta harmonizojmë atë në mes të institucioneve vendore, dhe më pas ta koordinojmë atë me regjionin.

Znj. Hykmete Bajrami nuk e la pa iu përgjigjur pyetjes për arrestimin e Ramush Haradinajit. Në komentin e saj ajo kujtoi proverbin popullor: “Nuk duhet të shembet Kalaja nëse nuk na pëlqen një gur”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD

Banka Kombëtare Bullgare sqaron se çfarë do të ndryshojë në lidhje me adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..

botuar më 25-02-25 3.16.MD
Martin Dimitrov

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..

botuar më 25-02-24 5.49.MD