Gjysmë vit pasi sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri vizitoi Sofjen, ministri i jashtëm bullgar Daniell Mitov është për një vizitë pune në SHBA për zhvillimin e dialogut strategjik midis dy shteteve. Gjatë janarit Mitovi dhe Keri morën vesh se ky dialog do të zhvillohet në katër grupe pune – për sigurinë dhe mbrojtjen, për sigurinë energjetike, për epërsinë e ligjit dhe për arsimin. Bisedimet e ministrave janë paraprake dhe informacioni për to është pak. Pavarësisht nga kjo në përgjithësi pozita e ministrit bullgar është e qartë – para vizitës ai tha se marrëdhëniet e Bullgarisë me ShBA janë në një fazë shumë të mirë. Kjo është me rëndësi të veçantë sepse nga pikëpamja gjeostrategjike Bullgaria po ndodhet në udhëkryqin e dy konflikteve – njëri në Lindjen e Mesme dhe tjetri – në Ukrainë.
Në SHBA, në Qendër për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, udhëheqësi i diplomacisë bullgare mohoi supozimet se qeveria bullgare nuk përkrah sanksionet kundër Rusisë në lidhje me Ukrainë. Dyshimet për pozitën e Bullgarisë u provokuan për shkak të disa ndryshimeve në deklaratat e kryeministrit Bojko Borisov dhe të presidentit Rosen Pllevneliev për këtë çështje. Publikisht presidenti përkrahi sanksionet, derisa kryeministri shpalli se ato duhen hequr. Në Uashington ministri i jashtëm ishte i qartë – sjellja e Rusisë është një kërcënim për sigurinë e Bullgarisë dhe sanksionet kundër saj janë të drejta, pavarësisht se pasojmë humbje edhe nga sanksionet edhe nga kundër sanksionet. U bë e qartë se Bullgaria vazhdon politikën e deklaruar më parë të botës perëndimore deri sa nuk do të qetësohen mosmarrëveshjet midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në Uashington ministri Mitov nënvizoi se politika energjetike e Bullgarisë është e suksesshme pjesërisht në saj të partneritetit tonë me SHBA. Ky partneritet pranohet si një mënyrë për kufizimin e varësisë energjetike të Bullgarisë nga furnizimet energjetike ruse. Kohët e fundit flitet gjithnjë e më shumë se furnizimet e gazit nga Rusia mund të vihen në pikëpyetje. Por nga Uashingtoni siguruan se kjo nuk do të bëhet, sepse për këtë ekziston një kontratë deri në vitin 2030. Tani është me rëndësi ndërtimi i lidhjeve të reja që do ta ndihmojnë diversifikimin e furnizimeve me gaz dhe kështu do të pakësohet çmimi i tij. Akoma nuk është e qartë si pranohet në SHBA dëshira e Moskës që në vitin 2019 ajo të përfundojë transitin përmes Ukrainës të gazit natyror, duke pasur parasysh se nga Ukraina vijnë 90% të gazit në Bullgari.
Një përshtypje të madhe bëri deklarata e ministrit Mitov se Bullgaria po përkrah Marrëveshjen Tregtare Transatlantike midis BE-së dhe SHBA-së. Për këtë çështje në BE akoma nuk ka pozitë të përbashkët. Një pjesë e qeverisë në Bullgarisë mendon se ajo nuk do të jetë në dëm të shteteve të vogla, si Bullgaria, por do t’i mbrojë. Mirëpo sipas zëvendëskryeministrit Kallfin në variantin e tanishëm Marrëveshja Transatlantike nuk është në interes të Bullgarisë. Tema vazhdon të jetë hapur dhe derisa ministri i jashtëm është në SHBA, në Sofje u bë e qartë se komisionerja evropiane për çështjet e tregtisë Sesilia Malstrjom do të vizitojë Bullgarinë gjatë shtatorit për diskutime më të thelluara në nivel qeveritar dhe joqeveritar. Vizita e ministrit Mitov në SHBA po vazhdon.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev...