Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vencisllav Penev: “Albumi im i ri është gati, e pres me shumë emocion”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vencisllav Penev është pak më shumë se 30 vjeç, kurse hapat e veta të para serioze si interpretues i bën gjatë vitit 2004. Mësues i tij dhe frymëzues është Kostadin Gugovi. Dhe deri më sot prezanton tituj nga repertori i këngëtarit të madh popullor. Disa prej tyre do të gjejnë vend në albumin e ri, të cilin Vencisllavi e përgatit, bashkë me 5 incizime, të bëra për medien tonë në shoqërim të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Mes tyre është “Më marto, nënë”, “Ka mbjell Jana borzilok të bardhë”, “Nina-nin, të zantë gjumi, o moj Dimçe” etj.

“Unë jam nga qyteti Novi Iskër i cili gjendet në afërsi të kryeqytetit, por nuk interpretoj muzikë popullore nga Bullgaria Veriperëndimore – e prezanton veten Vencisllavi. – Zgjodha folklorin nga rrethi i Pirinit, si dhe këngët e Nikolla Badevit, Vaska Ilievës, Petranka Kostadinovës nga Maqedonia. Dua të nënvizojë se, kam mësuar vetëm personalisht nga Kostadin Gugovi i paharruar. U njohëm përpara më shumë se 10 vjetëve. Akoma gjatë takimit tonë të parë kënduam bashkërisht këngën e njohur “More sokoli po pi”. Ai ishte i befasuar këndshëm, se zëri im është kaq i përshtatshëm për këngët nga repertori i tij. Më rekomandoi përpara producentëve në Radion Kombëtare Bullgare. Këto incizime të para i caktoj si një fillim të rrugës time profesionale. Mësuesi im mbante që teksti i çdo një kënge të mbetet i pandryshuar, të ruhet dialekti vendas. Ishte i bindur se, të rinjtë duhet të dëshmojnë veten në skenën e madhe me tituj jo të njohur. I jam shumë mirënjohës për të gjitha. Përpara kohe incizova “Kujtim për Gugovin” – muzika dhe teksti janë të Ani Momçillovës, kurse aranzhimi është i Sashko Vellkovit nga Maqedonia.”

Është gati dhe koleksioni i ri i këngëve, me të cilat Vencisllavi do t’i gëzojë adhuruesit e vet. Krahas me incizimet e tjera, në të janë përfshirë dhe këngë të tij prej autori në stilin e tij të preferuar folklorik. Fotot për kopertinën janë të bëra në shtëpinë-muze të Vele Mitrovit, një bashkëpunëtor i Vasill Levskit, që gjendet në lagjen e Sofjes “Benkovski”. Aty, gjatë vitit 1871 Apostulli i lirisë ka themeluar një komitet të fshehtë revolucionar.

“Foto-sesioni” është vepër e Georgi Aleksievit – një fotograf i ri dhe shumë ambicioz – sqaron këngëtari i ri. – Kurse shtëpia është mbi 200 vjeçare. Gjatë periudhës së fotove kisha ndjenjën se, e ndiej frymën e së kaluarës, se po udhëtoj mbrapa në kohë. Sipas meje u formuan fotografi interesante, të cilat Georgi mi dha, që të zbukurojnë albumin tim të ri. Pres daljen e tij me një emocion shumë të madh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD