Edhe gjatë stinës së re politike mbetemi me shpresën se reformat e pritura dhe kaq të domosdoshme në sistemin gjyqësor, në arsim dhe në shëndetësi më në fund do të ndodhin. Mund të shpresojmë te realizimi i disa masave, të drejtuara ndaj zgjidhjes së disa prej problemeve në sistemet në fjalë. Kjo, që ndoshta nuk do të mund të shohim, është riformulimi i tërësishëm i këtyre sistemeve, i idesë që ato të bëhen më efektive.
“Për fat të keq, reformat e fundit në këtë drejtim janë realizuar në qeverinë e Ivan Kostovit (1997-2001) në një mjedis jashtëzakonisht dramatik, kur shoqëria ishte e gatshme për reforma radikale dhe që nga atëherë e këtej reforma të tilla radikale nuk ndodhin, tha politologu dr. Stojço Stojçev – pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Shkaku është se statukuoja u përgjigjet interesave të shumë njerëzve, jo vetëm të pushtetarëve, ose të politikanëve, por edhe të pjesëmarrësve aktivë në këto sisteme. Për shembull, statukuoja u përgjigjet interesave si të mësuesve dhe profesorëve në universitet, ashtu edhe të studentëve dhe nxënësve. Kjo mund të thuhet edhe për shëndetësinë. Në këto sisteme gjatë 25 viteve të fundit u zhvilluan marrëdhënie klientelizmi, u zhvilluan skema për tërheqjen e mjeteve të buxhetit, ndaj të cilave janë adaptuar lojtarët e tanishëm dhe askush nuk do që të prishet statukuoja, sepse askush nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja. Ndërkaq, situata e tanishme nuk është e mirë, sepse nuk kemi as shëndetësi të mirë, pavarësisht se sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Pacientëve ajo është një nga më të shtrenjtat në Evropë, as arsim të mirë, kurse ulja e interesit ndaj universiteteve bullgare është një provë e qartë e kësaj. Universitetet bullgare nuk janë të konkurrueshme me ato të huaja. Shkaku janë stimujt e gabuar financiarë. Sistemi i financimit, sipas të cilit paratë i ndjekin drejtpërsëdrejti nxënësit dhe studentët, çon tek ulja e kritereve.”
Sipas politologut dr. Boris Popivanov, pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, problemi është se Blloku i Reformatorëve, si “fuqia kryesore e reformave” në këtë shumicë, nuk arriti t’i shpjegojë shoqërisë bullgare se si konkretisht do të ndryshohet gjendja e saj me reformat e propozuara dhe pse ka nevojë pikërisht për këto reforma.
“Sa i përket shpejtësisë së ofertave për reformat, po shohim se ajo nuk është e ngadaltë, se inercia është pothuaj e vrarë, vazhdoi ai. – Do të ketë shtyrje të disa synimeve në shumë drejtime. Sa për statukuon e brendshme, ajo, për mendimin tim, është e betonuar shumë mirë. Është e vërtetë se reformatorët në shumicë janë shumë të pakënaqur për faktin se partnerët e tjerë i dështojnë reformat e ofruara dhe shtyjnë afatin e tyre në të ardhmen. Mirëpo, vetë Blloku i Reformatorëve është i qartë se nuk ka perspektivë pozitive, në qoftë se ai largohet nga kjo shumicë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Frontin Patriotik dhe sidomos për ABV-në. Në këtë kuptim katër forcat politike, të cilat e përkrahin zyrtarisht qeverisjen e tanishme janë interesuar nga ruajtja e kësaj formule pas zgjedhjeve vendore. Sa i përket Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, për të cilën flitet kaq shumë muaj, se po afrohet me pushtetin, se është një faktor, i cili do të ndikojë gjithnjë e më shumë mbi gjendjen e vendit, ajo nuk ka në plan ta bëjë këtë zyrtarisht, për shembull me hyrjen në një kabinet, me nënshkrimin e një statukuoje, me ministra të vet. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë mjafton që ta kontrollojë rendin e ditës të qeverisë dhe të Parlamentit. Kjo, sipas meje, janë ambiciet e liderit Mestan.”
Ja parashikimet e dy politologëve bullgarë sa i përket “lëvizjes së shtresave” pas zgjedhjeve për pushtetin vendor:
“Kjo që tani për tani dihet është se GERB do të jetë forca kryesore politike pas zgjedhjeve – komentoi dr. Stojçev. – Në qoftë se GERB fiton më shumë se gjysma e vendeve për kryetarët e bashkive në vend, atëherë mund të pretendojë për një peshë më të madhe në koalicion. Varet shumë nga paraqitja e partive të Bllokut të Reformatorëve. Në rast se ato e humbasin ndikimin e tyre, atëherë supozoj se do të arrihet te rishqyrtim i bilancit të resorëve në kabinet.”
“Mund të presim se pasojat e votës vendore mund të çojnë te ndonjë ndryshim, komentoi dr. Popivanov. – Nuk jam i sigurt se kjo mund të çojë në ndryshimin e formulës së udhëheqjes. Po të bëhet fjalë për ndikimin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë në Parlament dhe në pushtet, formula e re tashmë është realizuar. Nuk duhet t’i presim zgjedhjet vendore.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..