Në fund të muajit qershor u bënë të qarta rezultatet nga konkursi për dirigjent të korit të Filarmonisë Kombëtare “Svetosllav Obretenov”. Me drejtimin e grupit u ngarkua Sllavill Dimitrovit – pianist, kompozitor dhe dirigjent me një biografi të pasur krijuese. Disa muaj më vonë, në prag të stinës 2015/2016 muzikanti dhe ansambli ecin me guxim nëpër rrugën e vet të re dhe të përbashkët.
Tani kur kapela korale po përgatitet aktivisht për stinën e re, dirigjenti Sllavill Dimitrov shikon edhe më qartë realizimin e ideve të veta krijuese, njëra nga të cilat është themelimi i korit të fëmijëve pranë formacionit:
“Rreth krijimit të tij po punohet mjaft seriozisht-tregoi ai. Para së gjithësh duhet të gjendet godinë ku kori të zhvillojë provat, sepse kompleksi “Bullgaria” nuk mund të mbledh 8 grupe. Përveç kësaj, procesi i provave tek një kor për fëmijët është shumë më i gjerë, sesa tek grupet profesionale. Jemi në proces të bisedimeve dhe tanimë kemi marrëveshje me institucione të veçanta. Shpresoj që në një kohë sa më të afërt do të fillojmë me fushatën rreth mbledhjes së fëmijëve.”
Sipas Sllavill Dimitrovit problemi bazë i artit koral në Bullgari është se, në orët e muzikës në shkollën e përgjithshme nuk këndohet. “Aty mësohet vetëm teori. Jo rastësisht dhe emri i lëndës qe i ndryshuar nga lënda “këngë” në “muzikë” – thotë maestroja.
Një bashkëpunëtore e vlefshme në punën e kapelës do të jetë Sofia Bërdarska, e cila fitoi konkursin për mjeshtre korale e korit Kombëtar të filarmonisë “Svetosllav Obretenov”. Ajo e merr përgatitjen e vet si koriste dhe dirigjente nga kori “Madrigal” dhe nga krijuesi i tij profesor Stojan Kralev. Përveç një miqësi shumëvjeçare, Sllavill Dimitrov dhe Sofia Bërdarska ndajnë dhe pikëpamje të përbashkëta estetike. “Në personin e saj kam një mbështetje shumë të madhe, sepse shikojmë në një drejtim” – tregon dirigjenti. Mes prioriteteve të tij në punën me kapelen korale është dhe pasurimi i repertorit të saj. Gjatë kësaj stine ansambli do të paraqes ciklin abonim “Kompozitorë të njohur ortodoks”. Më shumë mësojmë nga Sllavill Dimitrov:
“Kam ndërmend të bëjmë një integral, sado ambicioze që të tingëllojë. Dua që të kenë një prani të fortë të muzikës kishtare sllave në afishen e filarmonisë. Sivjet kemi 3 koncerte me disa nga krijimet më të njohura kishtare sllave. Dëshira ime është t’ia tregojmë publikut rrugën e kësaj muzike, sepse ajo dhe në këtë moment po zhvillohet. Mjerisht tek ne 45 vjet nuk janë shkruar këngë të tilla me përjashtim të disa nga Zdravko Manollovi, të cilat janë shumë të vështira për tu zbuluar, sepse janë apokrife. Po bëj çdo gjë të mundur të gjej partitura dhe ato të shikojnë ditë të bardhë. Përveç kësaj, jam i lumtur të them se, shumë muzikë kishtare do të shkruhet posaçërisht për koncertet e Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..