Një ekip shkencëtarësh arriti të prodhojë energji elektrike nga hidrogjeni sulfurik që është karakteristik për ujërat e thella të Detit të Zi. Zbulimi u solli shpresë shpikësve, të cilën kërkonin një burim të ri ekologjik të energjisë. Mundtë ndodhë se hidrogjeni sulfurik, i cili nuk lejon zhvillimin e jetës në 90 për qind prej ujërave të Detit të Zi,është tepër i çmueshëm si një burim ripërtëritës i energjisë me dobi për ekonominë.
Në këtë është i  bindur profesori Venko Beshkov nga Instituti i Kimisë Inxhinierie në Sofje. Ai është  udhëheqës i eksperimenteve, në të cilët marrin pjesë shkencëtarë nga Gjermania, Rumania dhe  Instituti i Kimisë, i Inxhinierisë dhe i Oqeanologjisë pranë Akademisë Bullgare  të Shkencave. Sipas shkencëtarëve resurset e hidrogjenit sulfurik në Detin e Zi  llogariten në afro 4.5 miliard tona. Kjo përbën përafërsisht 10 -12 teravatëorë  për vit. Studimet tregojnë, se sasitë e hidrogjenit sulfurik, që formohen në  det për një vit janë 10 herë më të larta se sa sasitë e gazit natyror, të cilin  Bullgaria importon si ekuivalent energjetik. 
 “Nuk pritet efekti i serrave në  përpunimin e ujit detar – shpjegon profesori Beshkov. –Ideja është, që energjia e hidrogjenit  sulfurik që përmbahet në ujërat e thella të Detit të Zi të shndërrohet në  energji elektrike. Krijuam një konstruksion origjinal i një qelize të  karburantit, e cila shfrytëzon hidrogjenin sulfurik për djegien, ndërsa për oksidim  – oksigjenin e ajrit. Vet ideja për një teknologji të një përpunimi të tillë i  përket Institutit. Mbi të punojmë më se katër vitesh. Gjatë eksperimenteve në  det sondat e Anijes “Akademik” arritën në një thellësi 1 mijë metrash, ku  përqendrimi i hidrogjenit sulfurik është mjaft i lartë. Zbuluam se provat me  ujin detar janë më të suksesshme, se sa ato që bëmë në kushte laboratorike. Që  prej vitesh shkencëtarë bullgarë dhe rusë kanë ide për nxjerrjen e energjisë  nga uji detar. Qëllimi i tyre ishte shpërbërja e hidrogjenit sulfurik në  elementet përbërëse. Mirëpo, kjo çoi deri në një shpenzim të tepruar të  energjisë dhe në lëshimin e një sasie të madhe të mbeturinave nga squfuri.  Shpikja jonë kërkon një shpenzim disa herë më të ulët të energjisë se sa atë të  cilën e nxjerrim në fund. Tani kemi për qëllim të arrijmë një kapacitet më të  lartë të energjisë së prodhuar. Vetëm atëherë shpikja do të provokojë interesin  e investitorëve. Synojmë të shtojmë shpresëdhënësin e materialeve dhe  mekanizmave, të cilët i shfrytëzojmë në qelizën e djegies. Në fakt kërkojmë më  të mirat për shfrytëzim në praktikën e gjerë. Shpresojmë, se brenda dy viteve  do të arrijmë të disponojmë një impiant në det dhe do të jemi në gjendje t’u  sigurojmë vendbanimeve bregdetare energji elektrike. Kemi për qëllim të  kontribuojmë për arritjen e bilancit energjetik të Bullgarisë. Tani për tani u  gëzojmë përkrahjes dhe simpatisë së kolegëve shkencëtarë. Ata interesohen dhe  ndjekin me vëmendje realizimin e projektit tonë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellëtNë Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..