Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Garantimi i të drejtave të viktimave të trafikut nëpërmjet mbrojtjes së menjëhershme juridike

Foto: earlylegalintervention.eu

Çdo çast një njeri në botë bëhet viktimë të trafikut.. Vetëm për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2012 në BE-në afro 31 mijë veta pranuan se u bënë viktimë të trafikut. Sipas Evrostatit, prej tyre 80 për qind janë gra, 12 për qind janë fëmijë. 70 për qind prej viktimave të regjistruara u trafikuan me qellim eksploatim seksual. 32 miliard euro për vit janë të ardhurat e trafikantëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Luftimit të Trafikut të Njerëzve pranë Këshillit të Ministrave, çdo vit nga 500 deri në 550 janë bullgarët e regjistruar si viktimë të trafikut në vende të ndryshme të BE-së. Afro 80 për qind prej viktimave bëhen objekt i eksploatimit seksual. Pothuajse të gjithë ato janë gra. E drejta e mbrojtjes së menjëhershme juridike është një nga të drejtat kryesore, të cilat u garantohet të dëmtuarve të trafikut sipas Direktivës Evropiane 2011/36 dhe sipas Konventës së Këshillit të Evropës për Luftë me Trafikun e Njerëzve.

Mbrojtja e të drejtave! Ndihmë e hershme juridike për viktimat e trafikut të njerëzve” është një projekt i gjashtë shteteve evropiane – Irlandës, Lituanisë, Britanisë së Madhe, Skocisë, Kroacisë dhe Bullgarisë. Organizata nismëtare është Këshilli i Emigrantëve të Irlandës, ndërsa partner për palën bullgare është fondacioni – Qendra Bullgare të Studimeve Xhendër. Në një forum në Sofje pjesëmarrësit në projekt paraqitën përvojën e tyre dhe praktikat e mira për sigurimin e mbrojtjes së viktimave të trafikut nëpërmjet ndihmës së hershme juridike, inkurajimit të rikthimit të tyre social dhe rolit të tyre si dëshmitarë.

СнимкаViktimave të trafikut duhet  t’u garantohet ndihma e specializuar juridike”, tha para të pranishmëve Genoveva Tisheva – shefe e Qendrës Bullgare të Studimeve Xhendër dhe vazhdoi:Që të identifikohet dhe të marrë mbrojtjen sociale dhe juridike para organeve administrative, çdo viktimë e trafikut duhet të jetë përgatitur për një procedurë eventuale. Pavarësisht nga kjo a do të ketë proces ndëshkimor, apo jo. Për fat të keq në Bullgari nuk sigurohet një ndihmë e tillë e hershme juridike. Ja përse për një kohë të gjatë viktimat e trafikut mbeten të paidentifikuara dhe të pambrojtura. Me këtë projekt kemi për qëllim që në Bullgari të përballojmë këtë të metë dhe nëpërmjet financimit shtetëror të realizojmë konsultimet e domosdoshme. Shërbimet e siguruara nga ekspertët e organizatave joqeveritare pranohen më mirë nga viktimat e trafikut.

СнимкаCilat janë praktikat e mira në botë dhe çfarë është përvoja e Irlandës na tregon koordinatorja e projektit Nusha Jonkova:

Në Irlandë, si dhe në disa vende të tjera të BE-së, tani hasen vështirësi në sigurimin e ndihmës juridike të viktimave të trafikut. Në Irlandë ka qendra të pavarura juridike, të cilat vet sigurojnë financimin nëpërmjet fondacioneve ose organizatave vendore fetare. Kështu disponojnë ekspertë të kualifikuar, të cilët punojnë me viktimat e trafikut. Një e metë është, se policia rrallë herë shfrytëzon ato qendra. Ekziston një frikë, se avokati mund të ngatërrojë viktimën e trafikut, e cila është dëshmitare dhe kështu t’i pengojë hetimit. Personalisht unë punoj për një qendër juridike në Irlandë – quajtur Këshilli i Emigrantëve. Avokatët tanë janë ndër më të mirat dhe arrijnë të përgatitin dëshmitarët më të mirë për hetime dhe dënime gjyqësore. Përsa iu përket praktikave të mira, projekti vet vjen të sugjerojë. Do të jetë mirë, që të gjitha vendet e BE-së, dhe sidomos autoritetet që merren me trafikun e njerëzve, të pranojnë se ndihma e hershme dhe me kohë juridike jep rezultate të mira në favor si të viktimës, ashtu edhe të dënimeve të drejta të trafikantëve."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD