Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionet dhe shërbimet sociale midis dy buxheteve

БНР Новини
Ministri social Ivajllo Kallfin
Foto: BGNES

Pensionet në Bullgari janë më pak adekuate në BE. Te ne pensioni është vetëm 39 për qind e të ardhurave mesatare për frymë të popullsisë në moshën para pensionimit, derisa në BE ky nivel është 56 për qind. Më keq në këtë drejtim janë vetëm në Irlandë dhe Estoni, ku kjo përqindje është 27. Të dhënat janë nga një raport i Komisionit Evropian, të paraqitur nga Këshilli i BE-së për Punësimin dhe Politikën Sociale. Pensionistët bullgarë janë më të rrezikuar nga varfëria dhe izolimi social në krahasim me pensionistët në vendet e tjera nga Evropa. Te ne pothuaj 60 për qind e të moshuarve në moshën 65 vjeç e më shumë janë në risk varfërie, në sfondin e 18 për qind për BE-në. Tani është duke u përgatitur Projekti i Ligjit për Buxhetin Shtetëror për vitin 2016. A ka mundësi për një rritje më të ndjeshme të pensioneve? Ja përgjigja e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Ivajllo Kallfin:

“Sistemi i pensionimit është i tillë se nuk është e mundur rritje e menjëhershme e pensioneve. Ato do ta arrijnë koeficientin e zëvendësimit, siç është ai mesatar për vendet evropiane, kur hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra në Kodin për Sigurimin Social, ose e ashtuquajtura “reformë sociale”. Kur një vit stazh pune nuk do të ketë peshën e 1,1, por të 1.5. Kjo garanton një rritje prej 40 për qind në kushte të tjera të barabarta dhe e afron më shumë shumën e pensionit me të ardhurat e marra para kësaj. Mirëpo, që të ndodhë kjo, ka nevojë për kohë. Në qoftë se vitin tjetër rishqyrtohen të gjitha pensionet në krahasim me të ardhurat e reja mesatare, kjo do të kushtonte mbi një të tretën e buxhetit të Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Buxheti është 9 mlrd e 600 mln leva, kurse 5 mlrd prej tyre mbërrijnë si subvencione nga buxheti. Në qoftë se e bëjmë këtë ushtrim, atëherë buxheti do të japë 3.5 mlrd leva për rritjen e pensioneve. Nuk e kemi këtë mundësi. Është më reale të kemi një qëllimi para neve, të cilin ta ndjekim. Pensionet e reja do të rriten, derisa bëhen më adekuate. Në sistem çlirohet një resurs prej 1 mlrd levash, i cili mund të përdoret në ndihmë të pensioneve të vjetra.”

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke përgatitur një Ligj për Shërbimet Sociale. Parashikohet aplikimi i parimit “Paratë e ndjekin klientin” edhe në sferën e shërbimeve sociale. Kështu, tërë filozofia e ndihmës sociale dhe të shërbimeve sociale ndryshon.

“Çfarë është ideja e këtij ligji? Të ndajmë pagimet sociale nga  shërbimet sociale. Pagimet sociale janë shtojcë ndaj të ardhurave të njerëzve me të ardhura të ulëta, kështu qe ata të mund të kenë një standard më të lartë të jetesës. Shërbimet sociale janë diçka për të cilën të gjithë ne kemi nevojë. Këto janë azilet, qendrat e ditës, qendrat për përkrahje sociale, të cilat merren me fëmijët me çrregullime. Këto janë shërbime, nga të cilat çdo një prej nesh mund të përfitojë. Çështja është se ato do të subvencionohen për njerëzit me të ardhura të ulëta, kurse ata, të cilat kanë mundësi më të mira financiare, do të mund të paguajnë. Pra, shteti do të subvencionojë njerëzit me të ardhurat më të ulëta, por të gjithë njerëzit kanë akses te këto shërbime, po të paguajnë për to.”

Ka një ide, sipas së cilës shteti do të sigurojë financim edhe për shërbimet private sociale, në qoftë se ato zgjidhen nga nevojtarët. Të moshuarit do të jenë të lirë për të zgjedhur në cilin azil të shkojnë dhe atëherë shteti do ta financojë këtë azil. Do të krijohet një sistem për kontroll të cilësisë së shërbimeve sociale, si edhe një hartë e nevojave të shërbimeve konkrete sociale në varësi të profilit demografik të popullsisë.

Dhe në fund një kazus konkret. Pensionistët bullgarë, të cilët kanë punuar në Tunizi, duhet të durojnë edhe pak. Pritet që të ratifikohet nga parlamentet e dy shteteve një marrëveshje për sigurinë sociale, e cila garanton të drejtat e pensionistëve, të cilët kanë punuar në Tunizi. Kjo do të ndodhë gjatë vizitës së Ministrit Kallfin në Tunizi.

“Aktualisht në këtë vend kemi pedagogë, mjekë. Në shumë raste ata marrin një pagë më të ulët nga kolegët e tyre tunizianë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje tunizianët në Bullgari dhe bullgarët, që punojnë në Tunizi nuk do të emërohen në punë në kushte diskriminimi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD