Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është e ardhmja e valutave elektronike?

БНР Новини
Foto: arkiv

E ardhmja e parave është jashtë sistemit bankar, të tillë, siç e njohim atë sot. Ose biznesi tradicional do të ndryshohet, ose në treg do të hyjnë pjesëmarrës të rinj, tha themeluesja e monedhës digjitale One Coin Ruzha Ignatova.

Parat virtuale të njohura edhe si valuta të fshehta, u shfaqën për herë të parë para 7 vjetësh dhe tani numri i tyre është 400. Monedha e parë virtuale është Bitcoin, por deri tani nuk dihet emri i krijuesit të saj.

“Bitcoindhe valutat e tjera elektronike, të cilat i bëjnë shërbimet financiare të pavarura nga qeveritë, nga rregullatorët dhe bile nga bankat, thashme filluan të ndryshonin botën. Bitcoin është valuta më e ndërlikuar që përdoret si sistem pagimi apo investimi nga njerëz me kompetenca të mëdha kompjuterike apo nga elita, e cila ka shumë para dhe kështu pasuron portofolat e saj me një valutë të re dhe ekzotike, siç është Bitcoini.”

Vlera e parave virtuale gjenerohet nga ashtuquajturi “mining pool” – një bashkim i lojtarëve me njohuri të thelluara kompjuterike dhe teknike, të cilët krijojnë pasuri virtuale me anë të algoritmeve të ndërlikuara matematike. Ndryshe nga ky mekanizëm kompania e Ruzha Ignatovës One Coin siguron “gërmimin” e monedhave dhe tërë tregtinë në mënyrë të centralizuar – nga serveri i vet. Sipas Ignatovës firma po punon mbi përdorimin e ardhshëm të valutës virtuale si mjet i vërtet i pagimit. Tani për tani përdorimi i saj i vetëm është brenda “kazinosë virtuale” të krijuar nga kompania dhe të ardhurat kryesore vijnë nga shitja e pakove arsimore me vlerë nga 130 deri më 15 500 euro. Aktualisht vetëm 5-10% të klientëve janë nga Evropa, përdoruesit e tjerë jetojnë në Azi. Edhe kjo monedhë elektronike, siç valutat e tjera analogjike në rrjetin botëror, akoma nuk zotëron asnjë nga karakteristikat e parave të vërteta – të jetë mjet shkëmbimi, të mund të përdoret si standard për konsumin e vonuar dhe të përdoret për mbrojtjen e vlerës.

“Ne jemi një treg i ri. Drejtohemi tek Amerika Latine, Azia dhe Afrika. Interesohemi edhe për shtetet më të vogla aziatike, ku shumë njerëz nuk disponojnë me mjaft para apo vetëm janë të varfër, të harruar nga lojtarët e mëdhenj financiarë. Pse janë harruar? Sepse janë të varfër, sepse nevojat e tyre nuk provokojnë interesin e institucioneve që ofrojnë shërbime financiare. Në Singapor jetojnë shumë indianë të varfër, të cilët punojnë dhe sigurojnë bukën e gojës të familjeve të tyre. Ka edhe shumë filipinas që jetojnë në Dubaj dhe sigurojnë përparimin e ekonomisë vendase. Për të dërguar para për familjet e tyre ata përdorin shërbimet e bankave apo të kompanive për transferime valutore dhe paguajnë taksa shumë të larta. Pse? Sepse sektori financiar jep më shumë para nga më të varfrit. Po të jeni të pasur, bankat do të konkurrohen për ju, do t’ju ofrojnë karta krediti falas, do të bëjnë çmos për të tërhequr vëmendjen tuaj. Kurse shumica e njerëzve, të cilët punojnë fortë, krijojnë produktin kombëtar dhe zhvillojnë ekonominë nuk kanë resurs të mjaftueshëm parash. Besoj se monedhat elektronike mund të ndryshojnë jetën e këtyre njerëzve.”

Sipas Ruzha Ignatovës kompania, apo njeriu, i cili shpik një mënyrë të lehtë për përdorimin e valutave digjitale, do të korrë një sukses të madh.

Mirëpo shumë institucione financiare botërore paralajmërojnë se investimi në valuta digjitale është një operacion që sjell shumë rreziqe, sepse portofolat virtuale mund të bëhen objekt të sulmeve të hakerëve apo në një moment, kur kjo valutë humb pozita dhe njerëzit shprehin dëshirë të marrin para të vërteta për valutën virtuale, kompanitë mund të fikin serverët dhe depozituesit do të humbin të gjitha parat e tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protestë në Pleven për shkak të krizës së ujit

Më shumë se një çerek milioni njerëz në Bullgari janë pa ujë – shkaqet dhe zgjidhjet e krizës

Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..

botuar më 25-09-01 5.40.PD

Burokracia dhe ndryshimet klimatike po e tkurrin prodhimin bio në Bullgari

Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..

botuar më 25-08-27 4.20.MD

Gati një milion pensionistë në Bullgari kanë pension minimal

Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..

botuar më 25-08-22 12.48.MD