Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë vjeshte në Vidin

БНР Новини

Duke u nisur drejt qytetit Vidin po përgatitem shpirtërisht se do të ndodhem në rajonin më të varfër të BE. Rruga gjarpëron përgjatë malit të mbuluar me ngjyrat e vjeshtës. Nga të dyja anët e rrugës  shtrihen sipërfaqe të lëruara, herë here gjelbërojnë të lashtat. Isha në pritje të shoh fusha dhe arra të braktisura, por nuk pash asnjë copë toke të papunuar. Kështu po lind shpresa, se kjo krahinë e Bullgarisë do të përmirësohet përsëri. Kur mbërrita në qytet iu drejtua bregut të lumit Danub, që t’i kënaqem lumit dhe “Urës Danub 2” që lidh dy brigjet e tij.

Ju ftoj të bëjmë së bashku një shëtitje në pjesën qendrore të qytetit, ku në distance prej 1 kilometri janë përqendruar monumente kulturore-historike nga epoka romake, Mesjeta bullgare, sundimi osman dhe përudha pas Çlirimit. Në kthesën piktoreske  të lumit të madh evropian krenare ngrihet kështjella “Baba Vida” – simboli i qytetit Vidin. Ajo është e vetmja pajisje mbrojtëse mesjetare të ruajtur plotësisht, për këtë arsye në vitin 1927 është shpallur monument i kulturës popullore. Pjesë prej themeleve janë nga kështjella romake “Bononia” (njeri prej emrave të lashtë të qytetit).

Снимка“Baba Vida” spikat me bastionet dhe kullat e saj të bëra me mjeshtëri të rrallë, ka shumë frëngji  dhe ambiente të ndryshme prej guri. Ka mbledhur në vetveten historinë mijëvjeçare të kësaj krahine edhe sot ajo është si një “rojë e përjetshme e Danubit” dhe ka vend në jetën e sotme të qytetit. Ajo është vend i preferuar për koncerte, festivale dhe xhirime të filmave të ndryshëm. Në afërsi është sistemi i  fortifikuar osman “Kaleto” (shekujt XVII-XVIII) i cili është lidhur me kështjellën.

СнимкаPjesë prej tij janë portat monumentale të qytetit – katër nga toka dhe pesë nga ana e lumit, të cilët i japin një kolorit të papërsëritshëm pjesës qendrore të qytetit.  Këtu ndodhet e ashtuquajtura

Снимка“Kazerma në formë kryqi”, ndërtuar në vitin 1801. Është interesant plani i saj arkitekturor – kryq me brinjë të barabartë. Sot këtu organizohen ekspozita të ndryshme. Nuk duhet të harrojmë dhe muzeun historik “Konaka”.

СнимкаGodina  e tij është ndërtuar  në shekullin XVII. Së pari ka qenë drejtori policore, pas themelimit të Ekzarkisë Bullgare në vitin 1870 i është dhënë Komunitetit kishtar bullgar. Pas Çlirimit këtu ka punuar bashkia e qytetit. Sot në muze vizituesit mund të njihen me historinë e pasur të rajonit nga antikiteti deri në Luftën Çlirimtare  Ruso-Turke (1877-1878).

Dashamirësit e turizmit fetar po kështu ka se çfarë të shikojnë: këtu ndodhet kisha katedrale “Shën Dhimitri”. Ajo është e dyta për nga madhësia në vendin tonë pas Katedrales patrikane në Sofje “Shën Aleksandër Nevski”. Turistët  mund të hyjnë  në disa kisha më të reja ose më të vjetra, mund të shohin rrënojat e Sinagogës hebraike, mund të frekuentojnë kishën e vogël “Shën Pantelejmon” në oborrin e Mitropolisë së Vidinit. Është ndërtuar në shekullin e XIV  dhe është me status të monumentit të kulturës popullore nga viti 1927, pranë saj është mauzoleu i  Ekzarkut Antim të I, mitropoliti prej Vidinit, Ekzarku i parë  bullgar, kryetar i Kuvendit të parë të Madh Popullor, që ka miratuar Kushtetutën e Tërnovos. Menjëherë bën përshtypje toleranca tradicionale bullgare. Një rrugicë e ngushtë e ndan Mitropolinë e Vidinit nga xhamia dhe biblioteka e drejtuesit të qytetit Osman Pazvantoglu. Xhamia është në stilin tipik oriental, por zbulohen dhe ornamente të barokut të vonshëm francez. Në oborrin e saj me buzëqeshje na priti Samet Ismaillov, imam i qytetit Vidin dhe na tregoi:

Снимка“Xhamia është ndërtuar në vitin 1801. Sipas mbishkrimit, të ruajtur mbi portën hyrëse, Pazvantoglu e ka dedikuar xhaminë të atit. Një vit pas kësaj ka ndërtuar xhaminë dhe bibliotekën, të dedikuarsë ëmës.  Osman Pazvantoglu ka ndërtuar shumë godina, xhami të tjera në Vidin, çezma dhe ura. Mbi ato të ndërtuara prej tij ai ka vendosur simbolin tradicional për besimin – gjysmëhënen. Por këtu ka vendosur – një zemër. Ka shumë versione për këtë, por konsiderohet, se duke vërë zemër në majën e minares, ai ka dashur të theksojë dashurinë e vete ndaj prindërve. Njëkohësisht ai ka dhënë shembullin, se prindërit duhet të respektohen dhe të dashurohen. Për këtë arsye xhamia dhe biblioteka janë unike edhe në botë. Ne krenohemi, se kemi xhami  me një simbol të tillë, se ajo është ndërtuar pikërisht në Bullgari dhe përpiqemi të ruajmë këtë mesazh dhe t’u dorëzojmë brezave pas nesh. Gjithçka brenda xhamisë: gdhendjet mbi dru, ornamentet, vitrazhet janë autentike.”

Në oborrin e xhamisë  bën përshtypje biblioteka e sunduesit osman. Imam Ismaillov vazhdoi tregimin e tij:

“Shumë njerëz mendojnë, se pasi ajo ndodhet në oborrin e xhamisë , këtu ruhet letërsi fetare. Përkundrazi. Librat që janë ruajtur këtu janë në disa gjuhë.  Pjesa më e madhe prej tyre janë në frëngjisht, sepse Pazvantoglu ka mbaruar arsimin e vetë në Francë. Letërsia  është nga librat kulinare deri te librat për kopshtarinë. Pjesë prej kësaj pasurie është në Bibliotekën Kombëtare në Sofje, pjesa tjetër – në Republikën e Turqisë. Sot godina gjithashtu është bibliotekë, por me letërsi moderne dhe të larmishme. Dyert e xhamisë dhe bibliotekës janë të hapura për të gjithë.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Silvija Nikollova, Bashkia e Vidinit dhe wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD

"Vitosha Run 2025" dhe një panair shënojnë 130 vjet turizëm të organizuar në vendin tone

Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..

botuar më 25-08-31 7.00.PD

"No more hotels" dhe një rritje prej 44% të turistëve gjermanë – taktika e suksesshme e vendpushimit "Allbena"

Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...

botuar më 25-08-29 7.05.PD